• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptari në grevë urie para parlamentit grek: Dua të vërtetën e vdekjes së djalit (VIDEO)

26/09/2025
Shqiptari në grevë urie para parlamentit grek: Dua të vërtetën e vdekjes së djalit (VIDEO)

Pano Ruçi, shqiptari i cili prej disa ditësh kishte hyrë në një grevë urie përpara Parlamentit grek në Athinë ka arritur më në fund të dëgjohet nga autoritetet greke. Ai nisi një protestë duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij Denis Ruçi, 22 vjeç që humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempit në 28 shkurt 2023.

Shqiptari kërkonte që të kryhej analiza e ADN-së pasi trupi që i kanë dorëzuar autoritetet ishte tërësisht i djegur dhe nuk është i bindur që ai i përket djalit të tij. Pas një kalvari ankesash dhe kërkesash, më në fund, prokurorja e Larisës ka urdhëruar zhvarrimin e trupit të të riut, i cili është një nga 57 viktimat që humbën jetën në atë aksident.

“Protothema” citon se menjëherë pas publikimit të vendimit të prokurores së Larisës, shqiptari u shpreh se “kjo nuk ishte ajo që kishte dëshiruar” dhe se do të vazhdojë grevën e urisë. Në një intervistë për mediat greke, Pano Ruçi shpjegoi se nxjerrja e trupit nuk ishte kërkesa e tij ekskluzive, pasi ai e konsideron të nevojshme që të kryhen edhe analiza toksikologjike mbi trupin e Denis Ruçit.

Ai theksoi gjithashtu se nuk kërkon vetëm identifikimin e trupit, por edhe kryerjen e veprimeve administrative të nevojshme për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së djalit të tij. Pasi urdhëroi zhvarrimin e trupit të 22-vjeçarit Denis Ruçi, prokurorja e Larisës do të shqyrtojë edhe kërkesat e familjarëve të tjerë të cilët gjithashtu kërkojnë zhvarrosjen e trupave të viktimave që humbën jetën në aksidentin hekurudhor.

“Unë vazhdoj luftën time, nuk ndalem. Siç e kam thënë që nga momenti i parë, dita e parë, deri në fund. Sepse ata engjëj të vegjël atje lart duan drejtësi. Dhe unë nuk do ta lë kështu. Derisa gjithçka të bëhet siç duhet”, – tha Ruçi.

Related Posts

Bllokimi i juglindjes, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes
Kryesore

Bllokimi i juglindjes, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes

25/02/2026
Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)
Kryesore

Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)

25/02/2026
Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet
Kryesore

Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet

25/02/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Plagosja me armë në Mashkullorë, arrestohet autori

24/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë, vajza denoncon në polici zhdukjen e babait të moshuar

24/02/2026
Motori del nga rruga, aksidentohet 46-vjecari në rrugën Ura e Leklit-Çarçovë
Kryesore

Motori del nga rruga, aksidentohet 46-vjecari në rrugën Ura e Leklit-Çarçovë

24/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Anëtari i jurisë së BAFTA-s jep dorëheqjen pas incidentit me fyerje raciste

Anëtari i jurisë së BAFTA-s jep dorëheqjen pas incidentit me fyerje raciste

25/02/2026
Kendall Jenner nis një kapitull të ri me Adidas!

Kendall Jenner nis një kapitull të ri me Adidas!

25/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al