Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati duke përmbytur rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Siç shihet në videon që sjell ArgjiroLajm.net vërshimi i ujit ka shkatërruar edhe murin rrethues në argjinaturën e liqenit. Kalimi në këtë pjesë të rrugës bëhet me vështirësi, ndërsa për automjetet e vogla këshillohet ta shmangin. Shihni videon më poshtë.









