• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Fytyra e re” e Egnatias, ja lojtarët ku bazohet ekipi

28/09/2025
Në Arabi e quajnë të kryer, Egnatias i largohet një tjetër futbollist që u shpall kampion

Egnatia do të zbresë këtë të diel në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin, një nga sfidat më interesante të javës së pestë në Superiore.

Kampionët në fuqi e nisin këtë duel me një moral të qetë dhe të kontrolluar, duke pasur parasysh se rezultatet në dy javët e fundit kanë qenë pozitive, por mbi të gjitha kanë treguar një skuadër që po evoluon gradualisht. Për Edlir Tetovën, ky është një sezon që kërkon durim, sepse edhe lëvizjet kanë qenë të shumta dhe rezultatet pritet të vijnë gradualisht.

Pavarësisht rezultateve, Tetova nuk ka ndryshuar tonin e tij realist. Ai e di se skuadra është ende në proces ndërtimi dhe se aspektet taktike, ritmi i lojës dhe lidhjet mes repartesh kërkojnë më shumë kohë. Duke u bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara, trajneri ka zgjedhur të mos ushqejë eufori, por të mbajë të lartë nivelin e përqendrimit. Mirëpo, tani që “marshi” u ndërrua, në Rrogozhinë shpresojnë tek vijimësia e rezultateve pozitive që ta mbajnë në vendet e para në renditje.

BINDIN AFRIMET – Megjithatë, edhe pse Tetova ka kërkuar kohë, faktet në terren flasin në favor të politikës së klubit. Të katër golat e shënuar nga Egnatia në këtë start kampionati mbajnë vulën e lojtarëve të afruar në merkaton e fundit. Nikola Buriç dhe Alesandro Albanese ishin protagonistë ndaj Tiranës, duke treguar se kanë aftësinë të bëhen pika referimi në repartin ofensiv. Flamur Ruçi, një tjetër prurje e re, i dha fitoren skuadrës kundër Bylisit, ndërsa Xheferson gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen kundër Elbasanit. Nëse në letër afrimet duken premtuese, në fushë ato po e vërtetojnë me fakte konkrete, duke i dhënë Egnatias një dimension ndryshe dhe një shtrirje më të gjerë të forcës në sulm. Edhe ndaj Flamurtarit, duket se shpresat për të gjetur rrugën e rrjetës dhe fitoren janë pikërisht tek lojtarët që kanë ardhur së fundmi dhe që po i japin pikët kampionëve.

PA VARËSI – Një tjetër element që bie në sy është fakti se skuadra nuk duket e varur nga asnjë individ i vetëm. Katër golashënues të ndryshëm në katër ndeshje rresht japin idenë e një grupi ku përgjegjësia shpërndahet dhe ku secili mund të bëhet vendimtar. Kjo është një risi për Tetovën, i cili në të kaluarën ka pasur nevojë të mbështetej tek disa emra të caktuar në momentet e vështira. Tashmë duket se ka më shumë alternativa, më shumë thellësi në stol dhe më pak rrezik nga mungesat apo dëmtimet. Ky balancim e bën Egnatian një kundërshtar më të paparashikueshëm dhe më të vështirë për t’u lexuar nga rivalët. Megjithatë, me kalimin e javëve, ndoshta kampionët mund të krijojnë varësi nga ndonjë lojtar që mund të spikasë mbi të tjerët, gjë që nuk është vënë re deri më tani.

© BalkanWeb

Related Posts

VIDEO/ Mehmeti në formë, tjetër gol në Championship
Sport

Video/ I harruar nga Sylvinho, por Mehmeti i bën nisje perfekte vitit të ri, gol në Angli

01/01/2026
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)
Sport

Situata te Partizani/ Debutimet në kampionatin e rregullt të Superiores

01/01/2026
Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende
Sport

Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende

01/01/2026
SHBA organizon Kupës së Botës 2026, gjashtë arsyet pse ky kampionat do të jetë ndryshe
Sport

SHBA organizon Kupës së Botës 2026, gjashtë arsyet pse ky kampionat do të jetë ndryshe

01/01/2026
2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s
Sport

2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s

01/01/2026
2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s
Sport

2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

01/01/2026
Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al