• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hamilton merr përgjegjësitë për gabimin, Vasër karikon Ferrarin: Jemi solidë, do ta tregojmë në Ostin

23/10/2026
FORMULA 1/ Katër në 3 gara, Hamilton dhe makthi i penalizimeve

Ferrari mbërrin në Ostin me synimin për të konfirmuar përparimin e treguar në garat e fundit dhe për të rikthyer skuadrën në rrugën e fitoreve. Makina SF-26 do të prezantohet me përditësime në dyshemenë aerodinamike dhe pjesët anësore, si dhe me një skemë të veçantë ngjyrash, të realizuar në bashkëpunim me sponsorin “HP”.

Drejtuesi i skuadrës, Fred Vasër, kërkon vazhdimësi dhe rezultate konkrete në këtë fazë të kampionatit. “Pas dy fundjavave inkurajuese, gjatë të cilave kemi grumbulluar pikë të rëndësishme, po e nisim pjesën amerikane të sezonit në një nga pistat më kërkuese të kalendarit”, deklaroi francezi. Ai theksoi se objektivi kryesor është të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i makinës dhe të konsolidohen përmirësimet e arritura në garat e fundit. “Kemi punuar fort për të konsoliduar përparimin e treguar dhe synimi ynë është të zhvillojmë një paraqitje të qëndrueshme në çdo aspekt”, shtoi Vasër.

Përtej rezultateve në pistë, Ferrari po punon edhe për të garantuar stabilitetin e skuadrës dhe për të hedhur themelet e sezonit 2027. Vasëri është konfirmuar në detyrë nga drejtuesit e Maranellos, pas spekulimeve për të ardhmen e tij.

Ndërkohë, Luis Hamilton ka pranuar përgjegjësinë për vendimin strategjik të marrë në Singapor, ku mosndërrimi i gomave i kushtoi mundësinë për të luftuar për podiumin. “Përgjegjësinë e plotë e marr unë. Nga ajo që ndodhi në Singapor, megjithatë, nxjerr mësime për të ardhmen”, u shpreh shtatë herë kampioni i botës.

Ferrari ka aktualisht dy fitore këtë sezon, po aq sa MekLareni dhe Red Bulli, ndërsa Mercedesi kryeson me 11 triumfe. Në kampionatin e konstruktorëve, skuadra italiane synon të mbrojë vendin e dytë, me 105 pikë avantazh ndaj MekLarenit. Në kampionatin e pilotëve, Hamilton renditet i treti me 229 pikë, nëntë pikë pas Xhorxh Rasëllit, ndërsa Maks Vershtapen po afrohet gjithnjë e më shumë pas dy fitoreve radhazi. Ostin përfaqëson kështu një provë të rëndësishme për Ferrarin, si për objektivat e menjëhershme, ashtu edhe për projektin e së ardhmes. Për Vasërin, mesazhi është i qartë: Ferrari duhet të tregojë qëndrueshmëri sot, për të ndërtuar një skuadër më konkurruese nesër.

Related Posts

Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë
Sport

Shqetësim te Bayern Munich, Vincent Kompany pëson kolaps në stërvitje, situata

23/10/2026
Vllaznia sfidon Tiranën, trajneri i shkodranëve: Na pret ndeshje delikate
Sport

Vllaznia sfidon Tiranën, trajneri i shkodranëve: Na pret ndeshje delikate

23/10/2026
Sport

Kategoria Superiore Vajza/ Apolonia dhe Egnatia kryesojnë renditjen pas tri javëve të para, njihuni me ndeshjet e javës së katërt

23/10/2026
Protestat sjellin ndryshime në Francë, shtyhet ndeshja e PSG
Sport

Protestat sjellin ndryshime në Francë, shtyhet ndeshja e PSG

23/10/2026
Hamilton dhe Alonso të hapin krahun në Formula 1 – Balkanweb.com – News24
Sport

Hamilton dhe Alonso të hapin krahun në Formula 1 – Balkanweb.com – News24

23/10/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

Nuk kishte ndodhur as me Skënderbeun, Egnatia shkruan historinë për Shqipërinë në Europë (ARSYEJA)

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë

Çfarë do të ndodhë tani me mbi 130 drejtorët e dorëhequr

23/10/2026
Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë

Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al