Mbledhja e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Gjirokastrës gjatë ditës së sotme është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit Flamur Golemi dhe kryebashkiakes Zamira Rami. Golemi ka kërkuar një angazhim më të madh të Bashkisë Gjirokastër në terren për përballimin e situatës kritike të shkaktuar nga reshjet e shumta të shiut. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe ministrja Mirela Kumbaro, e cila ndërhyri një moment për të ulur tonet e debatit. ArgjiroLajm.net sjell në videon më poshtë vetëm një moment nga debati, ndërsa në vijim të sjellim videon e plotë të asaj që ndodhi sot në Prefekturë.
©ArgjiroLajm.net









