• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtator i errët, Partizani rrezikon të djegë sezonin e 80-të

30/09/2025
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Partizani ka humbur entuziasmin e fillimit të sezonit, që e shoqëronte në prag të 80 vjetorit.

Pas dy javësh kampionat, të kuqtë numëronin 4 pikë të grumbulluara. Fitorja me Vorën dhe barazimi me Teutën u shoqëruan me pushimin për shkak të kombëtareve. Një periudhë që zgjati dy javë dhe që u prit me ngulm te Partizani, për t’i dhënë më shumë hapësirë trajnerit Milinkoviç krah skuadrës. Të kuqtë në shtator kanë qenë ndërkohë më të përgatitur fizikisht, por vetëm me rezultate negative në fushën e lojës.

PËRGATITJET Milinkoviç ka aplikuar dy seanca stërvitore në fillimin e shtatorit, që skuadra të fitojë formën e duhur fizike. Ndryshimi është dalluar në fushë. Partizani i ka përballuar ndeshjet, edhe pse pa shkëlqim. Nëse ndaj Vorës dhe Teutës vihej re një rënie fizike në të paktën 30 minutat e fundit, diçka e tillë nuk ka ndodhur në shtator. Fillimisht ishte sfida me Vllazninë ku rezultati u përmbys nga kuqeblutë në kohën shtesë, më pas humbja ndaj Elbasanit në të cilën Partizani kaloi rreth 40 minuta në fushë me një lojtar më pak. Dhe së fundmi takimi me Bylisin ku të kuqtë ishin shumë larg pritshmërive.

REZULTATET Partizani nuk ka asnjë pikë të grumbulluar në shtator ku janë luajtur tri sfida të vlefshme për kampionatin. Sinjalet negative u dhanë që në miqësoren me Besën, që ndërkohë nuk po gjen fitoren në Kategorinë e Parë. “Demat” e humbën 3 me 2 miqësoren në stadiumin “Niko Dovana” duke treguar për herë të parë vështirësitë që i prisnin. Fitorja e kavajasve erdhi me përmbysje rezultati dhe asgjë nuk duket se ishte rastësi. Përmbysjet janë bërë normale për Partizanin gjatë shtatorit. Si me Vllazninë dhe ndaj Bylisit, të kuqtë nuk ruajtën avantazhin fillestar. Dhe pse kishin mundësinë për të bërë më mirë ndërkohë, u stepën. Fillimisht takimi në Shkodër me kuqeblutë pa Partizanin të shkërmoqej në 5 minuta. Pas penalltisë së dytë të takimit që Vllaznia realizoi, pasuan edhe dy gola të tjerë. Pikërisht ata ishin edhe shembulli, që tregon se si Partizani dorëzohet kur është në disavantazh. Më tej ishte radha e sfidës kundër Elbasanit. Ndaj verdhebluve Partizani ishte dinjitoz fillimisht duke krijuar edhe rastet e tij. Pas golit që verdheblutë shënuan, e më pas kartoni i kuq i Bytyçit, kishte shumë pak për të komentuar në favor të ekipit të Milinkoviç.

RREZIKU Vetëm kohë nuk ka në situatën aktuale. Partizani është në prag të festimeve për 80 vjetorin dhe gjërat nuk po shkojnë sipas planifikimit. Zhgënjimi në Europë ka pasuar deri tani me një zhgënjim edhe në kampionat. Shpresat po pakësohen pasi rivalët për “Final Four” kanë filluar të krijojnë diferencat e tyre. Më konkretisht Elbasani numëron 7 pikë më tepër, ndërsa Vllaznia dhe Egnatia nga 6 pikë kur është akoma faza e parë.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Qëndroi në pritje të topit – Balkanweb.com – News24
Sport

Shanse reale për Brojën titullar, trajneri i Burnley: Po e shqyrtojmë si mundësi

23/10/2026
FORMULA 1/ Katër në 3 gara, Hamilton dhe makthi i penalizimeve
Sport

Hamilton merr përgjegjësitë për gabimin, Vasër karikon Ferrarin: Jemi solidë, do ta tregojmë në Ostin

23/10/2026
Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë
Sport

Shqetësim te Bayern Munich, Vincent Kompany pëson kolaps në stërvitje, situata

23/10/2026
Vllaznia sfidon Tiranën, trajneri i shkodranëve: Na pret ndeshje delikate
Sport

Vllaznia sfidon Tiranën, trajneri i shkodranëve: Na pret ndeshje delikate

23/10/2026
Sport

Kategoria Superiore Vajza/ Apolonia dhe Egnatia kryesojnë renditjen pas tri javëve të para, njihuni me ndeshjet e javës së katërt

23/10/2026
Protestat sjellin ndryshime në Francë, shtyhet ndeshja e PSG
Sport

Protestat sjellin ndryshime në Francë, shtyhet ndeshja e PSG

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al