• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehen problemet e fushës, Dinamo rinis kërkimin për stadium

30/09/2025
Prag historie, suksesi i ekipeve shqiptare “pushton” Panorama Sport

Dinamo do të presë të shtunën Flamurtarin për ndeshjen e javës së pestë të Superiores, ku pas fitores ndaj Tiranës në derbi, kryeqytetasve iu është rikthyer entuziazmi në skuadër.

I vetmi problem, tashmë mbetet sërish stadiumi pasi me shumë gjasa, Dinamo do të detyrohet që të largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen e së shtunës, duke qenë se fusha do të mbillet. Në këtë mënyrë, për ta do të jetë e pamundur që të luajnë sërish aty, deri në një moment të dytë dhe aktualisht, po studiohen dy pista të ndryshme.

E para është “Air Albania”, megjithëse duket shumë e vështirë për faktin se të premten do të luhet derbi Partizani-Tirana dhe nuk dihet nëse fusha e “Air Albania”-s i përballon dy ndeshje apo jo, dhe nëse kjo ndodh, me shumë gjasa takimi i Dinamos do të shtyhet për ditën e diel. Mundësia e dytë, është që Dinamo të rikthehet për të luajtur në “Elbasan Arena”, aty ku për ta tashmë është bërë si shtëpi pasi në sezonet e fundit, thuajse të gjitha ndeshjet i kanë luajtur atje.

Ditët në vazhdim, pritet që Federata të njoftojë zyrtarisht Dinamon nëse do të luajë në Tiranë, apo do të detyrohet që të rikthehet në Elbasan. Me përfundimin e punimeve në “Selman Stërmasi”, skuadra e Dinamos do të rikthehet sërish të luajë aty, ku së bashku me Tiranën kanë rënë dakord që të zhvillojnë ndeshjet e këtij sezoni.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Nuk ka asnjë sponsor dhe nuk përdor rrjetet sociale/ “Galaktiku” Olise snobon mondanitetin
Sport

Nuk ka asnjë sponsor dhe nuk përdor rrjetet sociale/ “Galaktiku” Olise snobon mondanitetin

22/06/2026
Shqipëria U-15 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, fiton 4-1 në miqësoren e parë
Sport

Shqipëria U-15 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, fiton 4-1 në miqësoren e parë

22/06/2026
VIDEO/ Penallti e humbur dhe dopietë ndaj Austrisë, Messi fenomenal në Botëror, udhëheq Argjentinën
Sport

VIDEO/ Penallti e humbur dhe dopietë ndaj Austrisë, Messi fenomenal në Botëror, udhëheq Argjentinën

22/06/2026
Messi vendos rekord të ri, bëhet dështaku më i madh i historisë së Kupës së Botës
Sport

Messi vendos rekord të ri, bëhet dështaku më i madh i historisë së Kupës së Botës

22/06/2026
UEFA zyrtarizon datat dhe oraret e ndeshjeve të Egnatias, rrogozhinasit janë ata që do të mbyllin turin e parë
Sport

UEFA zyrtarizon datat dhe oraret e ndeshjeve të Egnatias, rrogozhinasit janë ata që do të mbyllin turin e parë

22/06/2026
“Belgjika të reagojë, do e ketë të vështirë”, paralajmërimi i Duros
Sport

“Belgjika të reagojë, do e ketë të vështirë”, paralajmërimi i Duros

22/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna në Kakome/ Artan Hoxha: Shteti duhet të mbronte kompaninë, ia ka shitur vetë tokën!

Dhuna në Kakome/ Artan Hoxha: Shteti duhet të mbronte kompaninë, ia ka shitur vetë tokën!

23/06/2026
Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…

Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al