• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy gola në dy ndeshje, 25-vjeçari merr “petkun” e liderit tek Egnatia

01/10/2025
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions

Duke ndjekur filozofinë e klubit të Egnatias, thuajse çdo vit i duhet të gjejë ose të shpikë një lider të ri. Klubi nuk reziston shumë kur bëhet fjalë për të shitur lojtarët, pasi prioritet kryesor mbetet mbushja e arkave dhe sigurimi i stabilitetit financiar.

Megjithatë, kjo nuk dobëson strukturën e skuadrës, sepse drejtuesit i vënë trajneri Edlir Tetova gjithmonë futbollistë në dispozicion për të zëvendësuar ata që largohen, duke ruajtur ekuilibrin në grup dhe konkurrencën brenda ekipit. Kjo filozofi duket se po nisë të funksionojë edhe këtë sezon, ku prurjet e verës po fillojnë të spikasin dhe të bëhen pjesë e rëndësishme e planeve taktike të trajnerit.

LIDERI I RI – Çdo skuadër ka nevojë për një lider ose së paku një që t’i garantojë golat. Me largimin e Regi Lushkjes, u duk se kavajasi la një boshllëk jo të vogël për t’u mbushur tek kampionët. Megjithatë, duket se lideri i ri i skuadrës ka nisur të dalë në pah tek rrogozhinasit, edhe pse janë luajtur vetëm pesë javë kampionat. Bëhet fjalë për sulmuesin Alesandro Albanese, i cili ka shënuar në dy ndeshjet e fundit, duke treguar aftësi të spikatura për gol dhe karakter lideri. Kundër Tiranës, ai realizoi një goditje të bukur nga jashtë zone, ndërsa ndaj Flamurtarit shfrytëzoi penalltinë me saktësi dhe qetësi, duke treguar se nuk ka frikë të marrë përgjegjësinë kur skuadra ka nevojë.

Me dy gola të shënuar deri tani, ai kryeson listën e golashënuesve të ekipit, ndërsa shokët e tij të skuadrës nuk kanë shënuar më shumë se një gol secili. Megjithëse është herët në sezon, pritshmëritë janë që Albanese të vazhdojë me këtë ritëm dhe të jetë një element kyç për Egnatian, duke i dhënë forcë morale skuadrës dhe tifozëve. Gjithsesi, pritet që të shihet vazhdimësia, sepse edhe kundërshtarët kanë nisur ta njohin më nga afër, duke qenë se nuk ka milituar më herët në futbollin shqiptar.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

NBA/ Miami befason kryesuesit e Detroit, Boston bën detyrën ndaj Sacramento-s
Sport

NBA/ Miami befason kryesuesit e Detroit, Boston bën detyrën ndaj Sacramento-s

02/01/2026
Merkato/ Inter tenton rikthimin e Cancelo-s, zikaltrit gjejnë akordin me anësorin portugez
Sport

Merkato/ Inter tenton rikthimin e Cancelo-s, zikaltrit gjejnë akordin me anësorin portugez

02/01/2026
“Thatësirë” golash në Premier League për vit të ri, Sunderland frenon City-n, zhgënjen Liverpool
Sport

“Thatësirë” golash në Premier League për vit të ri, Sunderland frenon City-n, zhgënjen Liverpool

02/01/2026
VIDEO/ Mehmeti në formë, tjetër gol në Championship
Sport

Video/ I harruar nga Sylvinho, por Mehmeti i bën nisje perfekte vitit të ri, gol në Angli

01/01/2026
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)
Sport

Situata te Partizani/ Debutimet në kampionatin e rregullt të Superiores

01/01/2026
Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende
Sport

Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)

02/01/2026
Dëborë në juglindje, temperaturat deri në -7 gradë celcius

Dëborë në juglindje, temperaturat deri në -7 gradë celcius

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al