Shumë biznese në rrugën për Këlcyrë janë përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit. Por përveç dëmeve materiale, ata vuajnë prej 4 ditësh mungesën e energjisë elektrike, si dhe denoncojnë se askush nga ekipet e emergjencave nuk ka shkuar për ndihmë. Ata akuzojnë qeverinë që sipas tyre di vetëm t’u marrë taksat, por jo të ofrojë ndihmë. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë disa foto të një restoranti pranë fshatit Dragot.










