Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin rrugor Levan-Tepelenë ka prezencë uji në rrugë në afërsi të fshatit Selishtë. Rruga është e kalueshme nën monitorimin e punonjësve të ARRSH, kontraktorit të mirëmbajtjes dhe Policisë Rrugore. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes në këtë segment gjatë orëve të natës.









