Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i ndërtimit të urës së ri pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër. Rama thotë se kjo urë do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit.
“Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, përfundimi i së cilës do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës. Aktualisht kanë përfunduar:
– proceset e gërmimit dhe të skarifikimit në të gjithë seksionin e gjurmës së projektit
– betonimet e ballnave dhe piles së urës
– prodhimi dhe vendosja e trarëve kryesorë mbi strukturën e urës
Ura e Viroit do të sjellë përfitime të mëdha si për lëvizjen e mjeteve dhe zhvillimin e zonës”, shkruan kryeministri.









