Përmbytjet në qarkun Gjirokastër kanë shkaktuar dëme edhe në blegtori. Në fshatin Nokovë të njësisë administrative Lunxhëri mësohet se kanë ngordhur rreth 50 krerë bagëti të imta. Stalla e shtetasit M.G është zënë nga balta dhe uji, duke përmbytur gjënë e gjallë. Drejtoria e Bujqësisë Gjirokastër po ndjek çështjen për të dëmshpërblyer blegtorin në një moment të mëvonshëm pasi të jetë bërë përllogaritja e dëmit. ArgjiroLajm.net sjell foto nga stalla e përmbytur.










