• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arlind Qori: Nëse fitoj në Tiranë, bie qeveria!

09/10/2025
Arlind Qori: Nëse fitoj në Tiranë, bie qeveria!

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj. Qori tha se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ishte qesharake nëse Rama dhe Celibashi organizojnë zgjedhje në datën 9 nëntor. Megjithatë Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë do të vijojë përgatitjet për zgjedhje, për të qenë gati.

“Beci hodhi hipotezën që KQZ dhe Rama mund të thotë vazhdojmë punën dhe bëjmë zgjedhje, ky do të ishte atentat. Do të ishte e papërfytyrueshme, që kur GJK thotë pezullohet, ata thonë shkojmë në zgjedhje. Nëse GJK ka 30 ditë kohë të japë vendimin, nëse e jep në datën 2 nëntor e zëmë, këta të KQZ thonë zgjedhje pas 7 ditësh. Kjo është qesharakja e procesit. Prandaj Presidenti i Republikës ka bërë gabim të rëndë që ka dekretuar zgjedhjet.

Ne si parti nuk mund të mos nxirrnim kandidaturë, dhe as sot që flasim nuk mund ta ndalim fushatën, pasi është krejt e mundshme, që të dalin Rama dhe Celibashi dhe të thonë vijojnë zgjedhjet. Pra duhet të jemi gati”, – deklaroi Qori.

Kreu i Lëvizja Bashkë, përsëriti thirrjen që kandidatë e tjerë të pranojnë debatin në studio televizive.

“Më vjen keq që kandidatët e partive të tjera, nuk do të vijnë në një debat. Në vend të dalin ata në debat, dalin përfaqësues të partisë që mbështesin kandidatin dhe zëvendësojnë kandidatin.

Uroj të bëhet pas 25 vitesh një debat për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që qytetarët të votojnë me arsye, duke njohur kandidatët, programet, përgatitjen e tyre. Zgjedhjet nuk janë thjesht kurim imazhi. Qytetarët duhet të kenë mundësi t’i dëgjojnë të gjithë”, – tha Qori.

Lidhur me kandidatin Florian Binaj, Qori deklaroi se ai është kandidat i Sali Berishës dhe Lëvizja Bashkë nuk mund të bashkohet me grupin e partive që po mbështesin kandidatin e Berishës.

“Manastirliu është kandidate e Ramës, nëse e votojnë e dinë të gjithë që do të jetë Rama kryetar bashkie. Binaj është kandidat i Berishës dhe koalicionit të tyre, disa parti që kanë dalë nga gjiri i PD dhe po kthehen në mënyrë të kamufluar. Partitë e reja kanë tradhtuar edhe votuesit, sepse kanë thënë jemi kundër sistemit.

Sot mbështesin kandidatin e Berishës për Bashkinë e Tiranës. Nëse qytetarët votojnë Binajn, marrin Berishën në krye të Bashkisë. Nëse më votojnë mua, do të marrin mua, sepse nuk kanë kë marrin tjetër. Në nuk na bashkon asgjë me partitë e vjetra të sistemit.

Jemi kundër oligarkisë ekonomike. Nuk bëj dot fushatë me Berishën dhe unë të denoncoj kullat dhe Berisha të thotë nuk ka oligarkë dhe janë fakirë. Distanca jonë me partitë e tjera është e plotë. Kurdo qofshin zgjedhjet e Tiranës, ne do të dalim dhe do të kërkojmë vota.

Nëse më votojnë mua për kryetar bashkie, bie qeveria, është tronditje shumë e madhe e sistemit. Nëse do të na mbështesin, efektet nuk do të jenë vetëm administrative, por do të nisë një transformim i shpejtë i Shqipërisë”, – tha ndër të tjera Qori. /TPZ

Related Posts

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

20/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al