• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Suedisë, Saipi e Hoxha optimistë për rezultat pozitiv

12/10/2025
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Suedisë, Saipi e Hoxha optimistë për rezultat pozitiv

Kosova ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, që do ta zhvillojë të hënën kundër Suedisë në Gotenborg.

Pjesa e futbollistëve që luajtën në sfidën e mbrëmshme ndaj Sllovenisë kanë kryer rigjenerim në hotel, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka zhvilluar seancë stërvitore me intensitet të plotë në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Nga grumbullimi janë liruar Fidan Aliti, për shkak të pezullimit me kartonë, si dhe Lumbardh Dellova, i cili nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.

Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite seancën e fundit stërvitore para udhëtimit për në Suedi, ku edhe do të finalizohen përgatitjet taktike për përballjen me skandinavët.

Portieri Amir Saipi, u shpreh optimist për përballjen e radhës. Ai theksoi rëndësinë e qetësisë dhe përkushtimit të skuadrës, duke besuar se Kosova mund të marrë rezultat pozitiv edhe në transfertë. “Sigurisht që në ndeshjen kundër Sllovenisë na mungoi diçka, sidomos goli, por jam optimist që ndaj Suedisë do të shkojë më mirë. Ata janë një ekip shumë i fortë, por ne kemi treguar edhe më herët se mund të fitojmë ndaj kundërshtarëve të mëdhenj. Duhet që secili prej nesh të japë 100% dhe të stërvitet mirë. Nëse luajmë me të njëjtin shpirt si ndaj Sllovenisë, besoj se do ta marrim rezultatin pozitiv që e kërkojmë. Suedia ka presion më të madh se ne, ndërsa ne shkojmë në këtë ndeshje me më shumë qetësi dhe besim në vete”, u shpreh Saipi.

Edhe mesfushori Veldin Hoxha vlerësoi paraqitjen e skuadrës në barazimin me Slloveninë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve “Dardanët”. Ai u shpreh se ekipi është plot besim para udhëtimit në Suedi dhe do të japë gjithçka për ta arritur një tjetër rezultat pozitiv.

“Barazimi me Slloveninë ishte rezultat i drejtë, pasi të dyja skuadrat patën raste për të shënuar. Atmosfera në ‘Fadil Vokrri’ ishte e jashtëzakonshme dhe jemi shumë mirënjohës për tifozët tanë që na mbështetën në numër kaq të madh. Tani na pret një tjetër ndeshje e vështirë ndaj Suedisë, por e kemi mposhtur më parë dhe e dimë si të luajmë ndaj tyre. Do të përgatitemi maksimalisht për ta dhënë më të mirën dhe për ta arritur një rezultat pozitiv”, deklaroi Hoxha.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Përmbysje fantastike, Dinamo “çmonton” Audan, në “play-off” i pret Pafos
Sport

Përmbysje fantastike, Dinamo “çmonton” Audan, në “play-off” i pret Pafos – Balkanweb.com – News24

14/08/2026
Përmbysje fantastike, Dinamo “çmonton” Audan, në “play-off” i pret Pafos
Sport

Përmbysje fantastike, Dinamo “çmonton” Audan, në “play-off” i pret Pafos

14/08/2026
Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24
Sport

Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24

14/08/2026
Historike/ Egnatia “prenoton” një vend për në grupet e Europës, triumf i thellë ndaj Shamrock Rovers
Sport

Historike/ Egnatia “prenoton” një vend për në grupet e Europës, triumf i thellë ndaj Shamrock Rovers

14/08/2026
Rrahmani bën “bomberin”, realizon një super gol për Napolin (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Rrahmani bën “bomberin”, realizon një super gol për Napolin (VIDEO)

13/08/2026
Objektiv mbetet Champions – Balkanweb.com – News24
Sport

PSG dominon futbollin evropian, triumfon ndaj Aston Villa-s në finale, por Luis Enrique nuk ndalet: Objektiv mbetet Champions

13/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përmbysje fantastike, Dinamo “çmonton” Audan, në “play-off” i pret Pafos

Përmbysje fantastike, Dinamo “çmonton” Audan, në “play-off” i pret Pafos – Balkanweb.com – News24

14/08/2026
Përmbysje fantastike, Dinamo “çmonton” Audan, në “play-off” i pret Pafos

Përmbysje fantastike, Dinamo “çmonton” Audan, në “play-off” i pret Pafos

14/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al