• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tronditet Serbia, mësohet paga marramendëse që fitoi trajneri i cili dha dorëheqjen në mes të ndeshjes me Shqipërinë

13/10/2025
Tronditet Serbia, mësohet paga marramendëse që fitoi trajneri i cili dha dorëheqjen në mes të ndeshjes me Shqipërinë

Dragan Stojkoviç pësoi turpërimin më të madh të karrierës së tij sportive të shtunën në darkë, kur tifozët e detyruan të jepte dorëheqjen si trajner i Serbisë gjatë ndeshjes ndaj Shqipërisë. Koret kundër tij bënë që “Piksi” të çohej në këmbë, të ngrinte duart lart e përshëndetej me turmën, duke lënë zëvendësin që të drejtonte ekipin në minutat e fundit.

Ai konfirmoi dorëheqjen pak minuta pas sfidës dhe braktisi ekipin e Serbisë para se ky i fundit të udhëtonte drejt Andorrës për ndeshjen e radhës. Një veprim që është mirëpritur nga tifozët serbë, por që nuk ka kaluar pa kritika. Dhe një nga njerëzit që e ka kritikuar gjithmonë, ish-futbollisti Rade Bogdanoviç, ka lëshuar “bombën” e radhës duke zbuluar një shumë marramendëse që Stojkoviç ka fituar në vitet e tij në drejtimin e Serbisë.

“Mbërritja e tij solli një ringjallje që zgjati pak. Askush i gjallë në këtë tokë nuk do të lejonte atë të merrte një rrogë prej 11 milionë eurosh nga Federata për 4 vite e gjysmë pa arritur rezultate. Ai ishte shumë me fat që disa njerëz mendonin se mund ta bënte një gjë të tillë, tani kemi përpara një kapitull të ri. Ne kemi një trajner i cili nuk pranonte kritika, por që duhet të kuptojë se rroga e të cilit ishte sa e 70 kirurgëve më të mirë. Kjo është arsyeja pse ai duhet të jetë i hapur edhe ndaj kritikave”, tha Bogdanoviç, i cili e ka sulmuar gjithmonë publikisht Stojkoviç.

Në mediat serbe shpjegohet se Stojkoviç kishte një rrogë fikse prej 1,4 milionë eurosh në vit, por me bonuse të rëndësishme që mendohet se kanë çuar në shifrën marramendëse të 11 milionë eurove të fituara nga ai në këto vite në drejtim.

© BalkanWeb

Related Posts

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers
Sport

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës
Sport

Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al