Dy ditë më parë në Picar kishte një person u dhunua nga dy të tjerë, ndërsa sot raportohet për një tjetër sherr që ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ në Gjirokastër. Siç njofton policia, shtetasi Z.P 53 vjeç, banues në fshatin Picar, ka goditur me grushte shtetasin G.B, vjeç 54 banues në Gjirokastër. Ndaj picariotit është bërë kallëzim në policia, kurse çështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net









