• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kim Kardashian rrëfehet në “The Kardashians”: Pas divorcit, psoriaza më ishte zhdukur, tani po rikthehet

23/10/2025
Kim Kardashian rrëfehet në “The Kardashians”: Pas divorcit, psoriaza më ishte zhdukur, tani po rikthehet

Kim Kardashian nuk po përmbahet teksa reflekton mbi martesën e saj shtatëvjeçare me Kanye West.

Në premierën e sezonit të shtatë të “The Kardashians”, 45-vjeçarja u tregua e sinqertë gjatë xhirimeve të serialit të ri të Ryan Murphy, “All’s Fair”, ku ajo luan përkrah Glenn Close, Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Niecy Nash-Betts.

Kim rrëfeu se ndarja nga West ka ndikuar edhe në shëndetin e saj:

“Nuk kam pasur psoriazë që kur u divorcova, dhe tani sapo nisi të më kthehet,” – tha ajo, duke shtuar se së fundmi është ndjerë “mjaft e sprovuar” nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në vitin 2014 dhe u divorcua në 2021.

“E pra, e kam përsëri psoriazën,” shtoi ajo për të treguar gjendjen e saj. “Jam ndjerë më e stresuar, ndoshta sepse më është dashur të mbroj me çdo kusht atë që duhej ta mbroja.”

Në një rrëfim personal, Kim u pyet se çfarë i kalon në mendje kur sheh sjelljet e çrregullta të West.

“Fëmijët e mi të gjorë,” – tha ajo. – “Të gjithë të tjerët mund ta përballojnë, por unë duhet të mbroj foshnjat e mia.”

Ajo theksoi se fokusi i saj kryesor është mbrojtja e fëmijëve – North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6):

“Ata do të mësojnë gjëra. Do të rriten, do të shohin. Detyra ime si nënë është që, kur ndodhin këto sjellje, të sigurohem që ata të jenë të mbrojtur.”

Duke reflektuar mbi marrëdhënien me reperin 48-vjeçar dhe vendimin për t’u divorcuar, Kim pranoi:

“Gjithmonë ndihesha sikur kisha pak sindromë të Stokholmit me të. Gjithmonë ndihesha keq, e mbroja dhe doja ta ndihmoja. Mendoja me vete: ‘Duhej të kisha duruar’, ose ‘Mund ta kisha ndihmuar’, por kjo ishte hera e parë që nuk ndjeva më atë përgjegjësi personale.”

“Është kaq e trishtueshme,” – shtoi ajo për gjendjen e tyre aktuale.

Kim hodhi poshtë edhe idenë se ajo mund të “shkëputet lehtësisht” nga Kanye:

“Ky s’është realiteti im. Ky person, ne kemi katër fëmijë bashkë. Është shumë konfuze, sepse në internet flitet sikur ‘po mbaj fëmijët’. Ai asnjëherë nuk ka telefonuar për t’i parë.”

“Pastaj zgjohem në mëngjes dhe shoh në Twitter që unë ‘po mbaj fëmijët’. Kur s’është e vërtetë dhe s’ka asnjë logjikë. Nuk mund të përfshihem çdo herë. Është divorc, jo rrëmbim.”

Related Posts

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë
Paparazzi

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë

16/12/2025
Demi Moore e shkatërruar nga vrasja e Rob Reiner: Nuk ka fjalë, fëmijët tanë u rritën së bashku
Paparazzi

Demi Moore e shkatërruar nga vrasja e Rob Reiner: Nuk ka fjalë, fëmijët tanë u rritën së bashku

16/12/2025
Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani: Nuk do të jesh kurrë në rrugë
Paparazzi

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani: Nuk do të jesh kurrë në rrugë

16/12/2025
Çfarë tha Nick Reiner 10 vjet më parë për varësinë e tij dhe marrëdhënien me prindërit e tij
Paparazzi

Çfarë tha Nick Reiner 10 vjet më parë për varësinë e tij dhe marrëdhënien me prindërit e tij

16/12/2025
Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike
Paparazzi

Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike

16/12/2025
Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’
Paparazzi

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Partizani i Kërnajës është cinik, vetëm te një ndeshje bindi plotësisht për fitoren

16/12/2025
Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al