Me Desire Doue dhe Khvicha Kavaratskhelia, dy yjet e fazës ofensive, të cilët praktikisht kanë mbyllur sezonin, drejtuesit e PSG janë të detyruar të futet në merkato gjatë janarit për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Luis Enrique një sulmues të ri. Sipas portalit anglez “TeamTalk”, PSG i është rikthyer edhe një herë pistës Julian Alvarez.
Sheikët e klubit francez tentuan edhe gjatë verës për të joshur sulmuesin argjentinas, por Alvarez dëshironte vetëm Barcelonën. Në pamundësi për t’u transferuar në Barcelonë, diskutimi në janar mund të jetë ndryshe, me Alvarez që mund të jap pëlqimin e tij për një transferim të mundshëm në Paris.
Pengesë në këtë pikë është konkurrenca e fortë për Alvarez pasi argjentinasi ka qenë dhe mbetet një objektiv fiks i Arsenal. “Topçinjtë” kanë një “kartë” të fortë në këto negociata, Martin Zubimendi, me spanjollin që mund të përdoret të bindur Diego Simeonen për të lënë të lirë Alvarez, gjithashtu për të ulur kostot e transferimit të tij në Londër.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









