• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Delinda Zhupa Disha hap një kapitull të ri: Kandidatë për kryetare në Tepelenë

23/10/2025
Delinda Zhupa Disha hap një kapitull të ri: Kandidatë për kryetare në Tepelenë

Moderatorja, aktorja dhe moderatorja e njohur Delinda Zhupa Disha ka bërë publike kandidaturën e saj si kandidate e pavarur për kryetare të Bashkisë Tepelenë. Lajmin ajo e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazmin për këtë hap të ri në jetën e saj profesionale dhe personale.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë vendim si kandidate e pavarur për kryetare të Bashkisë Tepelenë,” shkruan ajo në njoftimin e saj.

Vendimi i Delindës për t’u angazhuar në politikë vjen pas një periudhe të tensionuar në marrëdhëniet me televizionin MCN, ku ishte e angazhuar si moderatore. Konflikti u bë publik pas pretendimeve të saj për mosdhënie pagash për një kohë të gjatë, që solli edhe përplasje verbale dhe ndarje përfundimtare nga televizioni.

Përtej medias, Delinda Zhupa Disha është një emër i njohur për publikun shqiptar për shkak të karrierës së saj si aktore humori. Ajo ka qenë pjesë e trupës së spektaklit “Portokalli” për disa sezone, ku u bë e njohur me rolet komike, si dhe ka marrë pjesë në projekte të tjera televizive si “Klanifornia”, duke spikatur me interpretimin dhe energjinë e saj në skenë.

Gjatë viteve, Delinda ka ndërtuar një profil të larmishëm, duke kaluar nga arti dhe media në angazhimin qytetar. Tashmë, ajo duket e vendosur të sjellë përvojën e saj në shërbim të komunitetit të Tepelenës, me synimin për të kontribuar pozitivisht në zhvillimin e qytetit.

Related Posts

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë
Paparazzi

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë

16/12/2025
Demi Moore e shkatërruar nga vrasja e Rob Reiner: Nuk ka fjalë, fëmijët tanë u rritën së bashku
Paparazzi

Demi Moore e shkatërruar nga vrasja e Rob Reiner: Nuk ka fjalë, fëmijët tanë u rritën së bashku

16/12/2025
Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani: Nuk do të jesh kurrë në rrugë
Paparazzi

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani: Nuk do të jesh kurrë në rrugë

16/12/2025
Çfarë tha Nick Reiner 10 vjet më parë për varësinë e tij dhe marrëdhënien me prindërit e tij
Paparazzi

Çfarë tha Nick Reiner 10 vjet më parë për varësinë e tij dhe marrëdhënien me prindërit e tij

16/12/2025
Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike
Paparazzi

Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike

16/12/2025
Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’
Paparazzi

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Partizani i Kërnajës është cinik, vetëm te një ndeshje bindi plotësisht për fitoren

16/12/2025
Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al