• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drita vazhdon serinë e fitoreve, Llapi fiton ndaj Drenicës

27/10/2025
Drita vazhdon serinë e fitoreve, Llapi fiton ndaj Drenicës – Balkanweb.com – News24

Xhiroja e dhjetë e AlbiMall Superligës së Kosovës solli të dielën dy ndeshje tejet interesante. Kampionia në fuqi, Drita, ka vazhduar serinë pozitive në kampionat. Pas barazimit të vlefshëm ndaj Omonias në Ligën e Konferencës, skuadra gjilanase triumfoi 3:1 ndaj Ferizajt, duke e regjistruar fitoren e katërt radhazi në AlbiMall Superligë.

Kjo përballje u karakterizua nga dy autogola në pjesën e parë, fillimisht Ardit Iljazi në minutën e 17-të shënoi në portën e vet për t’i dhënë epërsinë Dritës, ndërsa më pas Egzon Bejtullai barazoi shifrat me një autogol në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë, Bejtullai e përmirësoi gabimin, duke realizuar në portën e duhur për 2:1 në minutën e 52-të, kurse braziliani Mike Arthur vulosi fitoren e gjilanasve, në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitoreje, Drita renditet në vendin e tretë me 17 pikë, dy më pak se Ballkani, ndërsa Prishtina vazhdon të kryesojë me 25 pikë. Ferizaj, ndërkohë, mbetet në pozitën e parafundit me 10 pikë.

Në një tjetër ndeshje emocionuese të kësaj jave, Llapi ka arritur fitore dramatike ndaj Drenicës, me rezultat 4:3, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi e nisi ndeshjen fuqishëm me golin e Ilir Blakqorit (4’), por Drenica reagoi përmes Kreshnik Ukës (5’). Llapi riktheu epërsinë përmes Alex Gnapit (20’), por shifrat i barazoi Jeton Krasniqi (43’). Drenica e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kaloi në epërsi me golin e dytë të Kreshnik Ukës. Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli pati mundësi të çojë shifrat në 4:2 në minutën e 68-të, por gjuajtjen e Igball Jasharit nga penalltia e priti Marijan Çoriq. E kjo pritje ndikoi në moralin e skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina, e cila më pas arriti të shënojë edhe dy gola. Fillimisht Edon Zeiqi shënoi për 3:3 në minutën e 77-të, ndërsa golin e fitores për llapjanët e realizoi Muhamet Hyseni, në minutën e 88-të.

Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në vendin e pestë me 13 pikë, sa ka edhe Malisheva, ndërsa Drenica zbret në vendin e shtatë me 11 pikë, aq sa ka edhe Gjilani.

Related Posts

Perez shpërtheu në akuza, reagon edhe Barcelona: Do marrim masa
Sport

Perez shpërtheu në akuza, reagon edhe Barcelona: Do marrim masa

13/05/2026
“Final Four”/ Nga kampionati te Kupa, të shtunën dhe të dielën Vllaznia – Dinamo City & AF Elbasani – Egnatia në përballjet e shtata sezonale

Një gafë e Bento-s “fik” Ronaldo-n, shtyhet festa e Al Nassr (VIDEO)

Një “bomber” kuqezi për Lazio, Lotito piketon Shpendin
Sport

Një “bomber” kuqezi për Lazio, Lotito piketon Shpendin

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kemi kaluar gjëra që do ta thyenin këdo”, Getinjo me mesazh të fortë përkrah Mozzikut

“Kemi kaluar gjëra që do ta thyenin këdo”, Getinjo me mesazh të fortë përkrah Mozzikut

13/05/2026
Perez shpërtheu në akuza, reagon edhe Barcelona: Do marrim masa

Perez shpërtheu në akuza, reagon edhe Barcelona: Do marrim masa

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al