Mounir Nasraoui, babai i futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka reaguar ashpër ndaj personave që e kanë kritikuar në rrjetet sociale. Përmes Instagramit, ku ndiqet nga mbi 1.4 milionë persona, ai u është përgjigjur atyre që i kërkuan të punonte, duke theksuar se gjendja e tij financiare nuk e detyron të bëjë një gjë të tillë.
“Unë nuk kam nevojë të punoj, djalosh. Nuk kam nevojë të punoj, sepse kam miliona, falë Zotit”, ka deklaruar ai. Vëmendja ndaj Mounir Nasraouit është shtuar vitet e fundit, teksa djali i tij, Lamine Yamal, po shkëlqen me fanellën e Barcelonës dhe të kombëtares së Spanjës.









