• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Mafia e tokave’ në Lunxhëri. Pse Flamur Golemi heziton të përmend emra në Kuvend?

05/12/2017
Buxheti i ri, Flamur Golemi tregon investimet që përfiton Gjirokastra

Deputeti i Gjirokastrës, Flamur Golemi, duke folur në Kuvend për projektligjin mbi shtyrjen e afatit të kalimit të tokave të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve, është ndalur në mënyrë të veçantë te ajo që ka ndodhur në zonën e Lunxhërisë, që sipas tij është një problem të cilin e njohin të gjithë në Gjirokastër. Golemi është shprehur për përvetësim të tokave në këtë zonë nga individë të pushtetshëm, të cilët më pas i kanë përdorur për të marrë para nga skemat e subvencioneve. Ndonëse është hera e dytë që Golemi e shtron në Kuvend këtë çështje, ai nuk ka përmendur emra konkretë se kush janë këta persona dhe ku e gjejnë mbështetjen politike. Më poshtë pjesa e fjalës në Kuvend ku përmendet kjo çështje.

“Shumë hektarë tokë në këtë zonë janë përvetësuar mbi bazën e ligjit “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve e kullotave, që janë pasuri shtetërore”. Por aty nuk ka ndodhur asnjë investim, nuk është zbatuar asnjë plan biznesi që së paku do të punësonte edhe banorët e fshatrave përreth. Thjesht përvetësuesit e këtyre tokave kanë përfituar para nga skemat e subvencioneve qeveritare, duke lënë djerrë qindra hektarë sipërfaqe. Të humburit e mëdhenj janë patjetër fshatarët, të cilët ndonëse banojnë aty prej vitesh marrin me qira toka nga ata të cilët i kanë përvetësuar në mënyrë klienteliste përmes ligjit që përmenda më sipër. Shembull është fshati Topullaraj, pak kilometra larg qendrës së Gjirokastrës. Ndonëse banorët kanë mbi 20 vjet që jetojnë në këtë fshat të ri nuk kanë përfituar nga tokat e ish- ndërmarrjeve bujqësore, por detyrohen t’i marrin me qira.

©ArgjiroLajm.net

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Rinovimi do të vijë”, Kane qetëson tifozët e Bayern, komenton edhe garën për “Topin e Artë”: Krenar që jam nominuar

“Rinovimi do të vijë”, Kane qetëson tifozët e Bayern, komenton edhe garën për “Topin e Artë”: Krenar që jam nominuar

11/09/2026
Dramë në Pragë, Lillë “përmbys” Slavia-n, PSV barazon me Shakhtar

Dramë në Pragë, Lillë “përmbys” Slavia-n, PSV barazon me Shakhtar

11/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al