Në jug ka nisur bilanci i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Bashkia e Gjirokastrës dhe ajo e Dropullit ishin më të prekurat, ku janë evidentuar dëme të konsiderueshme në biznese, bujqësi, blegtori dhe dëmtime të 4 urave, të cilat kanë izoluar 8 fshatra. Urat e dëmtuara janë ajo e fshatit Selo, e fshatit Sotir, e fshatit Likomil dhe e fshatit Llongo. Gjirokastra pas reshjeve intensive te shiut numëron disa fshatra, të cilat janë të bllokuara, ndërsa banoret nga ana tjetër janë në pritje të ndërhyrjeve nga shteti jo vetëm për kompensim, por edhe për rregullimin e infrastrukturës.
©ArgjiroLajm.net