• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fillon lufta me mandarinat dhe portokallet!

03/11/2025
Fillon lufta me mandarinat dhe portokallet!

Nga Mentor Kikia

Sapo agrumet e stinës dolën në treg, nisën edhe paralajmërimet dhe njoftimet “për mandarinat e rrezikshme me kimikate”. Sipas mediave, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), ka zbuluar se ky produkt përmban sasi të larta kimikatesh. Fruti mandarinë është spërkatur përtej normës së lejuar me insekticidin Perimiphos Methyl, një preparat bujqësor që është i ndaluar për përdorim dhe tregtim në Shqipëri. Ky kimikat nuk bën pjesë në listën e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) të miratuara nga Ministria e Bujqësisë.

Së pari, një kimikat i pa lejuar, që ka edhe normë përdorimi!!!!

E dyta, insekticidi është kontrabanë: Kush e futi? A mund të hetohet për të ndjekur zinxhirin e këtij produkti të ndaluar? Padyshim që po. Por nuk bëhet.

Duhet të jemi të qartë: Agrumet dhe hurma, kanë disa vite që shkatërrohen nga një dëmtues që është bërë goxha agresiv nga koha e ngrohtë(nëntori është me 24 gradë sot). Vjet, lajmet me “mandarina e portokalle me krimba”, mbyten median dhe lanë prodhimin stok, edhe ate qe ishte i sigurte. Ka vetëm nje rrugë per te patur fruta; Luftë kundër dëmtuesve, por me kriter shkencor. Me masë. Në treg ka sot preparate që luftojnë dëmtuesin, por nuk dëmtojnë konsumatorin. Edhe unë e kam bërë këtë në tokën time, duke prodhuar edhe agrume edhe hurma këtë vit. Pa preparate kontrabandë, dhe sipas normës se insekticidit që më ka sygjeruar specialisti.

Por, shumë i çudtishëm ishte edhe lajmi që një market Tiranë, sipas udhëzimeve të AKU-së, kishte sygjeruar: Kush ka blerë mandarina mes datës 23-27 Tetor ti kthejë, se janë të rrezikshme.

Pse, çfarë është mdarina, prodhim fabrike që ka numër serie dhe kjo seri ka dalë me probeme? Po ato të datës 22 apo 28 kush na siguron se janë në rregull? Kur u prodhuan ato? Mandarinat, si të datës 20, edhe ato të datës 25 apo 30, janë vjelur nga të njëjtat pemë, ku janë spërkatur me të njëjtat preparate.

Alarmet që japin institucionet në këtë mënyrë janë kaotike, çorganizuese, çorientuese dhe të dëmshme. Ato nuk informojnë dhe nuk mbrojnë konsumatorin, por shkatërrojne prodhuesin vendas.

Nëse konstatohet se ka prodhime të dëmshme, duhet të dihet patjetër kush i prodhoi, nga erdhën. Bllokohet ferma e tij, i shkatërrohet prodhimi. Hetohet ku mori pesticidin. Arrestohet kontrabandisti i pesticidit dhe zënë mend të gjithë. Nuk hidhen fjalë kuturru nëpër qytet “o milet, ngjoni e mani vesh, mandarinat janë të rrezikshme”. Nuk mund të krijohet panik tek konsumatori dhe të dëmtohet prodhuesi në tërësi.

Related Posts

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026
Përplasje në protestë/ Të rinjtë kërkojnë largimin e deputetëve të PD: Protesta është e popullit, jo e partive
Kryesore

Përplasje në protestë/ Të rinjtë kërkojnë largimin e deputetëve të PD: Protesta është e popullit, jo e partive

31/10/2026
Çelet ekspozita e rrallë në Muzeun e Forcave të Armatosura në Gjirokastër
Kryesore

Çelet ekspozita e rrallë në Muzeun e Forcave të Armatosura në Gjirokastër

31/10/2026
Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit
Kryesore

Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

31/10/2026
“Disa nga emrat u blenë si derrat”, PD: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës
Kryesore

“Disa nga emrat u blenë si derrat”, PD: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nainggolan në telashe, kërkohet burgosja e tij për 2 vite

Nainggolan në telashe, kërkohet burgosja e tij për 2 vite

31/10/2026
Paraqitje dinjitoze e Abakarov në Botërorin e Mundjes, bie në finalen e vogël

Paraqitje dinjitoze e Abakarov në Botërorin e Mundjes, bie në finalen e vogël

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al