• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turneu “UEFA Development”/ Shqipëria U-15 arrin fitoren e tretë radhazi, mund Kosovën 2-0

03/11/2025
Turneu “UEFA Development”/ Shqipëria U-15 arrin fitoren e tretë radhazi, mund Kosovën 2-0

Kombëtarja shqiptare U-15 e mbylli me sukses turneun zhvillimor “UEFA Development”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, kuqezinjtë triumfuan 2-0.

Golat u shënuan në pjesën e parë nga Kledi Dida dhe një autogol.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lionel Ademi (GK), Denian Avdylaj (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Ergi Syziu, Noseld Bahushi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Alessio Kopani dhe Samuel Prendi.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që e gjeti shpejt rrugën e rrjetës në minutën e 12. Kledi Dida ishte i pandalshëm, kaloi disa lojtarë dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë dyfishuan rezultatin, falë një autogoli.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria menaxhoi mirë lojën dhe trajneri Mahmuti aktivizoi gradualisht të gjithë lojtarët e stolit. Në fushë u futën Lleshi, Çela, Kerxhaliu, Shofiti, Elqeni, Perkola, Kajtazi dhe Gjomarkaj.

Në minutat e fundit, Shqipëria pati një mundësi të artë për golin e tretë nga pika e penalltisë, por tentativa e Elqenit përfundoi jashtë.

Kombëtarja U-15 e mbylli turneun me tri fitore në po aq ndeshje: 3-1 ndaj Armenisë, 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe 2-0 kundër Kosovës. Turneu u zhvillua në Shqipëri, nën kujdesin e Federatës së Futbollit, dhe të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Related Posts

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24
Sport

Bëri bujë me largimin nga kombëtarja, te Portugalia marrin vendimin për Ronaldon

19/10/2026
Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndeshja ndaj PSG, Flick: Pres shumë nga ekipi, i kam të qarta idetë e lojës

19/10/2026
Nuk jemi vëllezër normal, do i vijë edhe Stivenit radha për në Kombëtare – Balkanweb.com – News24
Sport

Kristian Shpendi ëndërron të bëhet si Esposito: Nuk jemi vëllezër normal, do i vijë edhe Stivenit radha për në Kombëtare

19/10/2026
Nuk jemi vëllezër normal, do i vijë edhe Stivenit radha për në Kombëtare – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk jemi vëllezër normal, do i vijë edhe Stivenit radha për në Kombëtare – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
PSG, trajneri Luis Enrique: Jemi më lart se Bayern, por do jetë e vështirë ndaj tyre
Sport

PSG, Luis Enrique: Ndeshje speciale ndaj Barcelonës, por jemi gati!

19/10/2026
E rrallë në “Air Albania”! Merret vendimi për Shqipëri-Finland, zyrtarizohet nga vetë FSHF (FOTO) – Balkanweb.com – News24
Sport

E rrallë në “Air Albania”! Merret vendimi për Shqipëri-Finland, zyrtarizohet nga vetë FSHF (FOTO)

19/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

Bëri bujë me largimin nga kombëtarja, te Portugalia marrin vendimin për Ronaldon

19/10/2026
Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al