• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turneu “UEFA Development”/ Shqipëria U-15 arrin fitoren e tretë radhazi, mund Kosovën 2-0

03/11/2025
Turneu “UEFA Development”/ Shqipëria U-15 arrin fitoren e tretë radhazi, mund Kosovën 2-0

Kombëtarja shqiptare U-15 e mbylli me sukses turneun zhvillimor “UEFA Development”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, kuqezinjtë triumfuan 2-0.

Golat u shënuan në pjesën e parë nga Kledi Dida dhe një autogol.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lionel Ademi (GK), Denian Avdylaj (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Ergi Syziu, Noseld Bahushi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Alessio Kopani dhe Samuel Prendi.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që e gjeti shpejt rrugën e rrjetës në minutën e 12. Kledi Dida ishte i pandalshëm, kaloi disa lojtarë dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë dyfishuan rezultatin, falë një autogoli.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria menaxhoi mirë lojën dhe trajneri Mahmuti aktivizoi gradualisht të gjithë lojtarët e stolit. Në fushë u futën Lleshi, Çela, Kerxhaliu, Shofiti, Elqeni, Perkola, Kajtazi dhe Gjomarkaj.

Në minutat e fundit, Shqipëria pati një mundësi të artë për golin e tretë nga pika e penalltisë, por tentativa e Elqenit përfundoi jashtë.

Kombëtarja U-15 e mbylli turneun me tri fitore në po aq ndeshje: 3-1 ndaj Armenisë, 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe 2-0 kundër Kosovës. Turneu u zhvillua në Shqipëri, nën kujdesin e Federatës së Futbollit, dhe të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Related Posts

Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë
Sport

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë
Sport

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
Është kthyer në legjendë, Parisi i dashuruar pas Luis Enrique, gatoi kontrata e re
Sport

Luis Enrique sfidon Real Madrid: Synojmë trofeun e tretë radhazi në Champions

11/08/2026
Izraeli përplas UEFA-n me FIFA-n, përfshihet edhe presidenti Trump
Sport

“Do ishte gabim i tmerrshëm”, Trump i del në krah Infantinos: Largimi i tij do ndikonte negativisht

11/08/2026
I shokuar nga vdekja e babait, Messi po reflekton tërheqjen nga futbolli?

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al