• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal në Policinë e Sarandës/ Si u sajua një ngjarje që dy policët të përvetësonin 1100 euro

06/12/2017
Skandal në Policinë e Sarandës/ Si u sajua një ngjarje që dy policët të përvetësonin 1100 euro

Akuza të reja për policët e Sarandës, nga banorët e arrestuar për kundërshtim gjatë një operacioni në fshatin Vrinë më 5 nëntor. Fiks Fare i është rikthyer ngjarjes, duke intervistuar dy banorë të tjerë që janë liruar nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër, të cilët kanë treguar fakte të tjera për operacionin policor, ndërsa dy fëmijët e Feti Indrizllarit, bëjnë lutje për lirimin e babait të tyre, pasi sipas tyre, është i pafajshëm dhe i vetmi që kujdeset për djalin 11 vjeç.

Pas denoncimit në Fiks Fare të Fiqirije Pashajt, invalidja, e cila dyshohej se kishte organizuar sulmin ndaj punonjësit të policisë Gëzim Çela gjatë arratisjes së Ermir Indrizllarit, Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vendosur lirimin e dy të arrestuarve të tjerë, pikërisht Asllan Pashaj, burri i Fiqirijes, dhe Maustafa Indrizllarit, babai i Ermirit. Ata janë liruar kundrejt garancisë pasurore 500 mijë lekë secili. Por, në burg është lënë Feti Indrizllari, i ve, i cili jetonte me djalin 11 vjeç, pasi vajzën e kishte studente në Tiranë.

Pas lirimit të tyre, Fiks Fare shkoi sërish në fshatin Vrinë, ku foli me dy të liruarit. Asllan Pashaj nxori detaje të reja, duke shpjeguar se më 5 nëntor, ai kishte shkuar bashkë me Fetiun te lopët, pranë Butrintit. Kur kishte dalë, polici Enea Abedini, u kishte drejtuar pistoletën, duke i pyetur çfarë lidhje kishin me të arratisurin dhe ku po shkonin. Pas sqarimit me policin, ata u larguan për te lopët, ku pas një ore e gjysmë një grua i ka thënë se i ka vdekur gruaja. Ai ka ardhur në shtëpi dhe kur ka dashur të shohë gruan, e cila ndodhej e shtrirë në oborr, policia e ka arrestuar, pa e ditur se çfarë kishte bërë dhe duke menduar se Fiqirija kishte vdekur. Në të njëjtën kohë, kanë arrestuar edhe Fetiun.

Më pas, kur ishte në burg, ai ka bërë kallëzim penal pranë një oficeri të SHKB edhe për punonjësit e policisë. Gjatë kallëzimit ka dëgjuar edhe djalin e arratisur, i cili ka deklaruar se ditën e arrestimit ka pasur 1100 euro me vete. Dy policët Gëzim Çela dhe Enea Abedini i kanë propozuar që ai tu japë paratë dhe ata do e linin të arratisej.

Edhe Mustafa Indrisllari deklaron se atë ditë nuk ka kundërshtuar asnjë punonjës policie. Ai thotë se policia ka hyrë me forcë në shtëpinë e tij, ka marrë të birin nga dhoma me pantallona të shkurtra dhe më pas ka nisur kontrollin në shtëpi. Duke qëndruar në prani të policëve, pasi ishte detyrim se po i kontrollonin shtëpinë, ai ka dëgjuar një krismë dhe ka dalë jashtë, duke menduar se i vranë të birin. Kur ka dalë jashtë ka parë që i biri kishte ikur dhe në këto kushte e kanë shoqëruar në komisariat, ku i kanë vënë prangat Edhe ai ka bërë kallëzim në SHKB dhe thotë se të birit i kishte dhënë 110 euro për të blerë disa gjëra, pasi donin të mbillnin ullinj.

Fiks Fare intervistoi edhe djalin e Feti Indrisllarit, i cili tregon momentin e arrestimit të babait të tij. Ai shpjegon se babai po vinte nga puna, kur e arrestoi policia dhe që atë ditë nuk ka mundur të shkojë në shkollë, pasi nuk ka kush të kujdeset për të. Në këto kushte, ai i bën lutje shtetit të lirojë babanë e tij. Edhe vajza e Feti Indrisllarit, e cila tregon se vetëm babai i saj është mbajtur në burg se nuk ka pasur para për të paguar garanci he që gjykata nuk e ka marrë parasysh faktin se kush do kujdesej për vëllain e saj më të vogël, vetëm 11 vjeç. Ajo thotë e babai i saj është i pafajshëm.

Ditën e diel, prokuroria e Sarandës ka kërkuar ndryshim mase sigurie kundrejt garancisë pasurore prej 300 mijë lekësh edhe për Feti Indrisllarin, babanë e 11 vjeçarit dhe gjykata e Sarandës ka vendosur lirimin e tij dhe të hënën ai është bashkuar me fëmijët. Ndërkohë, Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimin për punonjësit e policisë në këtë rast, të cilët dyshohen se fabrikuan sulmin e kryesuar nga një invalide, pikërisht për të përfituar 1100 euro që i janë marrë personit që u arratis me 5 nëntor dhe më pas u dorëzua vetë në polici.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al