Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të hedhë sot shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Hedhja e shortit do të bëhet në drejtimin e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, pasi Kryetari Gramoz Ruçi ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA.
Kunder hedhjes së shortit janë deklaruar me forcë dje, PD-ja dhe LSI-ja, të cilat e kanë konsideruar si antikushtetues dhe se të drejtën e hedhjes së tij e ka Presidenti i Republikës. Sa i përket Gjirokastrës, garojnë për anëtarë të KED këta gjyqtarë:
Gjyqtaret e Apelit Gjirokastër/ Dritan Banushi (Kryetar), Enton Dhimitri, Irena Brahimi, Izet Salaj, Miranda Andoni dhe Tomor Skreli.
Gjyqtarët e Gjykatës Administrative Gjirokastër/ Ramiz Lala(Kryetar) dhe Elidon Papaziti