• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkia Gjirokastër miraton Paketën Fiskale, ja sa taksa do të paguani për vitin 2018

07/12/2017
Bashkia Gjirokastër miraton Paketën Fiskale, ja sa taksa do të paguani për vitin 2018

Këshilli i Bashkisë Gjirokastër miratoi në mbledhjen e zhvilluar sot  Paketën Fiskale të vitit 2018. Përmes një njoftimi, Bashkia Gjirokastër sqaron cfarë përmban kjo paketë dhe cilat janë taksat që do të paguajnë qytetarët. 

“Sikurse edhe gjatë dy viteve të kaluara, Bashkia Gjirokastër vazhdon të mbetet mbështetje për biznesin dhe për këtë arsye, taksimi i drejtë, tarifimi i mbështetur në kosto si dhe klasifikimi i biznesit, qarkullimit vjetor, lloji i aktivitetit, përbëjnë shtyllat kryesore të kësaj pakete.  Nisur nga këta elementë, ndryshimet në tarifimin e bizneseve janë të paprëfillshme”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Gjirokastër.

Në total numri i familjeve që parashikohet të përfshihen në skemën e detyrimeve fiskale të Bashkisë Gjirokastër është 8,596 familje. Në planin e të ardhurave janë parashikuar lehtësi fiskale për familjet me probleme sociale, si për invalidët, të verbër, paaftësi, paraplegjikë etj, të cilët përbëjnë rreth 1,026 familje.
Taksat dhe tarifat për abonentët familjarë, të cilët janë invalidë të kategorisë së II-të, të verbër, paaftësi dhe paraplegjikë, te të dy kryefamiljarët (bashkëshorti/bashkëshortja) do të zerohen. Më konkretisht:  Taksa e ndërtesës – për këto kategori taksa e ndërtesës do të ulet në masën 100%, nga 100 lekë/muaj do të shkojë në 0 lekë/muaj; Tarifa e pastrimit – nga 150 lekë/muaj do të shkojë në 0 lekë/muaj; Tarifa e ndriçimit – nga 150 lekë/muaj do të shkojë në 0 lekë/muaj; Tarifa e gjelbërimit – për individët invalidë do të shkojë në vlerën 0 lekë/muaj; Tarifa e infrastukturës për arsim, sport, kulturë – do të shkojë në vlerën 0 lekë/muaj
Gjithashtu parashikohen lehtësi fiskale për: personat të cilët gjatë vitit kalendarik klasifikohen në listën e personave me të ardhura nën nivelin minimal jetik, sipas kritereve të përcaktuara në nivelin kombëtar; Për personat me aftësi të kufizuara, invalidë, tetraplegjikë dhe paraplegjikë, të verbrit kur njëri nga kryefamiljarët (bashkëshorti/bashkëshortja) dhe nuk kanë persona të tjerë madhorë në familje, me përjashtim të bashkëshortit/bashkëshortes. Gjithashtu këto familje nuk do të paguajnë tarifat për shërbimet që ofron Bashkia si psh: vërtetimet, librezë ndihme ekonomike, lëshim dokumenti nga arkivi.

Edhe për një taksë tjetër të rëndësishme, siç është taksa e ndërtesës, Bashkia Gjirokastër propozon në këtë paketë fiskale taksim në bazë të vërtetimit hipotekor të sjellë nga familjet me qëllim shpërndarjen e drejtë të barrës fiskale për familjet si dhe llogaritjen e kësaj takse në baze të m2 që disponojnë realisht; më konkretisht: Ndërtesa banimi (100 m) pa vertetim hipotekor do të jete 12 lekë/m2/vit;  Ndërtesa banimi para 1993 (në bazë të vërtetimit hipotekor të paraqitur nga qytetari) do të jetë 10 lekë/m2/vit; Ndërtesa banimi pas 1993 (në bazë të vertetimit hipotekor të paraqitur nga qytetari) do të jetë 12 leke/m2/vit.

Image may contain: 6 people, people sitting

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dramë në Pragë, Lillë “përmbys” Slavia-n, PSV barazon me Shakhtar

Dramë në Pragë, Lillë “përmbys” Slavia-n, PSV barazon me Shakhtar

11/09/2026
Skandal global – Balkanweb.com – News24

“Topi i Artë”/ Lënia jashtë e Raphinha-Pedri, shpërthen Deco: Skandal global

11/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al