• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vojvoda e Gallapeni optimistë: Kosova hyn për fitore në ‘finalen’ kundër Sllovenisë

13/11/2025
Vojvoda e Gallapeni optimistë: Kosova hyn për fitore në ‘finalen’ kundër Sllovenisë

Kosova po vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e parë vendimtare të këtij muaji në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice” në Lubjanë.

Edhe në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vënë theksin te aspektet taktike, duke punuar intensivisht në tranzicionin e lojës mes reparteve. Lajmi më i mirë është se të gjithë futbollistët janë në gjendje të shkëlqyer fizike dhe të gatshëm për lojë.

Atmosfera brenda kampit të Dardanëve është tejet pozitive. Të gjithë e presin me padurim këtë ndeshje me besim të lartë për një rezultat pozitiv, i cili do t’i siguronte Kosovës pjesëmarrjen në ‘play-off’, por njëherësh do ta mbante edhe në garë për kualifikim direkt.

Optimizmin e tyre për sukses e shfaqën pas stërvitjes edhe mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Ata e vlerësuan Slloveninë si kundërshtar të vështirë, por paralajmëruan se në ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore.

“Grupi është duke stërvitur shumë mirë, jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe po e presim me hastret të shtunën. Është një ndeshje si finale dhe secili prej nesh dëshiron të fitojë. Ia dimë aftësinë Sllovenisë, prandaj edhe po përgatitemi shumë mirë. Do të luajmë si në një finale dhe do të shkojmë për tri pikë. Një pikë është e mirë, por kur hyn në fushë luan për fitore dhe ne po shkojmë për fitore”, tha Vojvoda.

Ndërkaq, Gallapeni tha se këto dy ndeshje janë jetike për Dardanët dhe dëshirojnë të shkruajnë historinë. “Sot ishte dita e katërt e stërvitjes dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë. Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte. Këto dy ndeshje janë jetike për kombëtaren. Është një motiv shtesë për t’i luajtur sepse e dimë se nëse i fitojmë këto dy ndeshje do të arrijmë diçka historike për Kosovën. Sllovenia është një ekip shumë kompakt në mbrojtje, por edhe atyre u duhen tri pikët dhe po ashtu edhe ne shkojmë për tri pikë, kështu që shpresoj se do të jetë një lojë e hapur”, tha Gallapeni.

Kombëtarja nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në orët e paraditës, para se të niset drejt Lubjanës, aty ku do të kërkojë fitoren që afron ëndrrën e kualifikimit.

Related Posts

PIKANTET/ Tifozët braktisin Bylisin, atmosferë e zjarrtë nga vendasit
Sport

PIKANTET/ Tifozët braktisin Bylisin, atmosferë e zjarrtë nga vendasit

11/05/2026
“Mezi presim”, legjenda e Çekisë: Ndaj Kosovës të tregojmë veten se kemi potencial
Sport

“Mezi presim”, legjenda e Çekisë: Ndaj Kosovës të tregojmë veten se kemi potencial

11/05/2026
VIDEO/ Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën
Sport

VIDEO/ Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

11/05/2026
VIDEO/ Moment i paharrueshëm për këngëtaren, Olivia Rodrigo takohet me Yamal në “El Clasico”

Teuta dhe Pogradeci kërkojnë një biletë për Superioren, FSHF publikon datën dhe orarin e duelit
Sport

Teuta dhe Pogradeci kërkojnë një biletë për Superioren, FSHF publikon datën dhe orarin e duelit

11/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aktorja e njohur bëhet sërish nënë në moshën 44-vjeçare

Aktorja e njohur bëhet sërish nënë në moshën 44-vjeçare

11/05/2026
PIKANTET/ Tifozët braktisin Bylisin, atmosferë e zjarrtë nga vendasit

PIKANTET/ Tifozët braktisin Bylisin, atmosferë e zjarrtë nga vendasit

11/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al