• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shiu është bekim, fatkeqësia e këtij vendi jemi ne

19/11/2025
Moti i keq, përmbyten kasollet e bagëtive në Këlcyrë

Nga Mentor Kikia

Në Shqipëri po bie shi!

Mediat, një javë rresht, lajmëronin e do të bjerë shi. A thua do të bjerë shi në Sahara. Nevoja pë klikime, ka bërë që kur vjen puna tek moti të përdoren terma: “Dimër Siberian”, “Përvëlim afrikan”, “stuhi shkatërrimtare”, “përmbytje apokaliptike”. Qeveria doli me vrap nëpër ekrane e rrjete sociale duke këshilluar: Mbani çadra, vishni çizme, mos u lagmi se ftoheni(çfarë përkujdesjeje, ë?)

Në fakt çfarë po ndodh?

Po bie shi. Shi more shi. Po bie uji që na jep jetë. Jemi në fund të vjeshtës së tretë dhe vendi ishte i tharë. Përrenjtë kishin shteruar tërësisht. Lumenjtë ishin shndërruar në përrenj. Rezervuarët ishin bërë pellgje balte. Liqeni i Fierzës kishte shterur në atë pikë sa kuksianët shkonin me makinë tek shtëpitë e vjetra. Toka kishte nevojë për ujë që të plotësojë rezervën që i kemi thithur ne me puse.

E keni parë çfarë po ndodh në Iran? Banorët po evakuohen nga Teherani sepse kanë shterur burimet e ujit,
pasi nuk ka reshje prej një viti. Ndaj, faleminderit Zot që na lëshon ende shi. Dhe çfarë ndodh kur vjen shiu? Ne ngrejmë flamurin e fatalitetit, emergjencës dhe fatkeqsisë. Përmbytje dhe dëme në shumë qytete e fshatra.
Pse?

Sepse ndryshimi i klimës ka bërë që reshjet të bien në mënyrë të përqëndruar. Shiu i dy muajve vjeshte bie për 24 orë. Kjo shkakton probleme, pa dyshim. Por duhet ta dimë, që situata do të bëhet edhe më agresive dhe ne nuk e ndalojmë dot. Ne duhet të përshtatemi.

Por çfarë bëjmë ne?

Ne ndërtojmë rrugë pa asnjë element mbrojtës e pastaj shemben dherat, bien gurët, uji nuk ka kalane, por rrjedh mbi asfakt… Ne ndërtojmë nënkalime dhe i lëmë si gropa septike, pa puseta kullimi dhe ngecin makinat si në gracka. Ne ndërtojmë qytete, pa asnjë lloj studimi. Gjej vend bosh e ngri pallate, shtepi e biznese pa pyetur fare për rrezikun që ka nga përmbytjet.

Planin urbanistik këtu e bëjnë ndërtuesit jo urbanistët.

Ne qytetet i kemi ende me kanalizimet e shekullit të kaluar, dhe që edhe për ti pastruar kujtohemi kur bie shi.
Ne nuk ndërtojmë elementë infrastrukture për tu mbrojtur: Duhet të zgjerohen kanalizimet në qytete që të përballojnë flukse të mëdha uji, duhen ndërtuar diga e kanale për të mbrojtur qytetet.

Mirë do ishte që shiu të binte pak nga pak e kur të na duhej neve. Por këtë s’e kemi ne në dorë. Ne duhet të dimë si të mbrohemi, apo si të minimizojmë pasojat, aty ku mundemi, sepse përmbytje ka dhe do të ketë.
Qeveria paguan ekipe këshilltarësh për ta mësuar se si ta mbysë publikun me propagandë. Por do ishte mirë të paguante ndonjë konsulent në fushën e ndryshimit të klimës.

Ajo që bën qeveria dhe bashkitë, është që kur balta e uji vërshojnë rrugëve, dalin të bëjnë foto për të thënë se ”shteti është në këmbë”. Në fakt kur ndodh fatkeqësia, shteti është përtokë.

Related Posts

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë
Kryesore

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Opozita njofton datën e protestës tjetër
Kryesore

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
“Rrezikohet shembja e urës”, ARRSH bllokon rrugën Librazhd-Prrenjas
Kryesore

“Rrezikohet shembja e urës”, ARRSH bllokon rrugën Librazhd-Prrenjas

21/02/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Konflikti për pronat, si ndodhi plagosja me armë në Gjirokastër

21/02/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Afro 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, qeveria sqaron ç’do bëhet me ta

21/02/2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)
Kryesore

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)

21/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk fal në Serie A, 3 gola ndaj Cremoneses

Roma nuk fal në Serie A, 3 gola ndaj Cremoneses

23/02/2026
Ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike, mes flamujve kalon edhe ai i Shqipërisë

Ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike, mes flamujve kalon edhe ai i Shqipërisë

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al