Segmenti rrugor nga Qafa e Muzinës deri në Bistricë është i rrezikshëm si pasojë e ngricave të mëdha. Ora News sjell pamje nga ky segment rrugor mëngjesin e sotëm, i cili është i rrezikshëm për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Po sot në mëngjes një automjet fuoristradë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në rrugën nacionale Sarandë-Gjirokastër. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Ndërsa shkak i aksidentit është bërë rruga me ngrica.