Exit.al vazhdon të publikojë pjesë të tjera nga raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror dërguar Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku jepen emrat e punonjësve të Policisë së Shtetit të implikuar në kultivimin e kanabisit. Sipas listës që disponon Exit.al janë në total 127 zyrtarë të policisë të dyshuar si të përfshirë në kultivimin e kanabisit.Aty gjenden edhe tre zyrtarët e Policisë së Shtetit tashmë të shpallur në kërkim (Jaeld Cela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode). Mes tyre ka edhe policië të qarkut Gjirokastër, i cili ka qenë ndër qarqet problematike për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit. Në raportin që zotëron Exit.al i ka fshirë emrat e punonjësve të policisë, por jep funksionet e tyre. Por cilët janë policët e qarkut Gjirokastër të skeduar në raportin konfidencial të Shërbimit Informativ Shtetëror, raport që i përket fillimit të vitit 2016 deri në fillim të vitit 2017? Dokumenti përmban emra që kanë mbajtur funksionet e mëposhtme, ndërsa tek dokumenti i plotë, kemi rrethuar me të kuqe aty ku përmenden efektivët e qarkut Gjirokastër.
- Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Gjirokastër
- Shef i Komisariatit të Tepelenës, në atë kohë efektivi Drejtorisë së Vlorës
- Inspektor i rendit në Gusmar të Tepelenës
- Shef i komisariatit të Policisë Tropojë, në atë kohë efektiv i policisë Gjirokastër.
- Inspektori i rendit në zonën e Kurveleshit
- Punonjës policie në zonën e Poliçanit, Bashkia Dropull
- Shefi i stacionit të Policisë Kufitare në Pikën e Tre Urave Përmet
- Inspektor policie në Luftinjë të Memaliajt.
Ndërsa shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.