• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kosova, Prishtina e Re dhe Gjilani marrin fitore të rëndësishme

30/11/2025
Kosova, Prishtina e Re dhe Gjilani marrin fitore të rëndësishme

Prishtina e Re dhe Gjilani kanë realizuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 15-të në AlbiMall Superligë, në ndeshjet e zhvilluara të shtunën. Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina e Re arriti fitore bindëse 4:1 ndaj Prishtinës, duke i dhënë fund serisë pa fitore që zgjaste mbi dy muaj. Trajneri Qëndrim Kida debutoi suksesshëm në bankinën e Prishtinës së Re, ndërsa ekipi i tij kaloi në epërsi qysh pas 30 sekondash lojë, kur qendërmbrojtësi Philippe Boueye devijoi topin në rrjetën e vet.

Epërsia u dyfishua në minutën e 24-t, me golin e mesfushorit nigerian, Amos Dadet. Prishtina u rikthye përkohësisht në lojë falë golit të Gjelbrim Taipit pas gjysmë ore lojë, por vendasit reaguan menjëherë. Kapiteni Elvis Prençi shënoi me kokë për 3:1 në minutën e 35-të, rezultat që e mbylli pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Prishtina e Re shfrytëzoi një goditje indirekte brenda zonës, pas një ndërhyrjeje të gabuar të portierit Ardit Nika. Donat Hasanaj nga ajo situatë vulosi fitoren 4:1 në minutën e 75-të.

Ndërkohë, Prishtina e cila është lidere vazhdon të kalojë nëpër një fazë të vështirë, me tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, teksa në këtë ndeshje në bankinën e bardhekaltërve debutoi Afrim Tovërlani.

Në ndeshjen tjetër të ditës, të zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Gjilani arriti fitore të çmuar ndaj Drenicës. Skuadra e trajnerit Debatik Curri triumfoi 1:0 falë golit të Senad Jaroviqit në minutën e 82-të.

Fitorja i mundëson Gjilanit të ngjitet në pozitën e shtatë me 19 pikë, duke kaluar pikërisht Drenicën që tani zbret në vendin e tetë me 18 pikë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Laçi “rrëmben skenën” në Turqi, gol dhe dy asiste me Rizespor
Sport

VIDEO/ Laçi protagonist, realizon gol për panoramë me Rizespor

16/10/2026
Teuta fiton ndaj Dinamos, dy gola vendosin ndeshjen – Balkanweb.com – News24
Sport

Teuta fiton ndaj Dinamos, dy gola vendosin ndeshjen

16/10/2026
Teuta fiton ndaj Dinamos, dy gola vendosin ndeshjen – Balkanweb.com – News24
Sport

Teuta fiton ndaj Dinamos, dy gola vendosin ndeshjen – Balkanweb.com – News24

16/10/2026
Kategoria e Tretë 2026/2027/ Hidhet shorti i kampionatit, përcaktohet kalendari i ndeshjeve
Sport

Kategoria e Tretë 2026/2027/ Hidhet shorti i kampionatit, përcaktohet kalendari i ndeshjeve

16/10/2026
Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Mund të shënonte tripletë, Daku sqaron vendimin për 11-metërshin

16/10/2026
Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Mund të shënonte tripletë, Daku sqaron vendimin për 11-metërshin – Balkanweb.com – News24

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al