Departamenti i Garave në FSHF ka organizuar hedhjen e shortit për kampionatin e Kategorisë së Tretë për sezonin 2026/2027, duke përcaktuar kalendarin e ndeshjeve për të dy grupet.
Në këtë edicion marrin pjesë 24 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B, të cilat do të garojnë për objektivat e tyre gjatë sezonit të ri futbollistik.
Java e parë e kampionatit do të sjellë përballje interesante në të dy grupet.
Grupi A – Java e parë
Kukësi B – Mirdita
KF Shkodra – Miloti
Bulqiza – FK Shënkolli
Korabi B – North United FC
T-Kamza – Dinamo City B
KF Tirana B – KF Adriatiku 2012
Grupi B – Java e parë
KF Përmeti – Gramozi
KF Kinostudio – Egnatia B
KF Osumi – Tepelena
KF Sopoti B – Besa Elite
FK Skrapari – KS Shkumbini
KF Turbina – A.S. Lefter Millo
Kampionati i Kategorisë së Tretë për sezonin 2026/2027 do të nisë më 24 tetor 2026.
Më poshtë gjeni kalendarin e plotë të kampionatit për të dy grupet.







