• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Serie A pa padron, pas 13 javëve të para, 7 skuadra pretendente për titull

02/12/2025
Serie A pa padron, pas 13 javëve të para, 7 skuadra pretendente për titull

Serie A këtë sezon po ofron një garë të ngushtë si rrallë herë: pas 13 javëve, 7 skuadra janë brenda vetëm 5 pikëve dhe në krye nuk ka një dominues të qartë. Bologna dhe Como janë surprizat që po sfidojnë pritshmëritë, ndërsa kampionati mbetet i paparashikueshëm deri në maj.
Megjithatë, përtej emocionit në renditje, niveli i lojës nuk po e ndjek të njëjtin ritëm.

Krahasimet me kampionatet e tjera tregojnë një futboll ende të ngadaltë, të ndërprerë shpesh dhe të fokusuar më shumë te rezultati sesa te spektakli. Shumica e skuadrave mbrohen me linja të ulëta, mbajnë të njëjtën strukturë taktike dhe krijojnë pak hapësira, duke prodhuar ndeshje të mbyllura dhe të parashikueshme.

Ka edhe përjashtime. Milani po sjell lëvizje të reja ofensive me dalje të lëvizshme nga prapa dhe me futje të mbrojtësve në zonat e avancuara, duke surprizuar kundërshtarët. Por skuadra që po tërheq më shumë vëmendjen është Como i Fabregas. Vetëm katër pikë larg kryesimit, ajo po luan një futboll modern, teknik dhe dinamik, ndryshe nga shumica e ekipeve italiane.

Me lojtarë të aftë teknikisht, me kombinime të shpejta dhe me përdorim të gjerë të hapësirave, Como po sjell një frymë të re – një shembull i një futbolli më ndërkombëtar brenda Serie A.Të shtunën testi ndaj Interit në “San Siro” do të jetë një prove e vërtetë për Comon, për të kuptuar më shumë lidhur me objektivat e kësaj skuadre këtë sezon, që duket se do të synojnë pjesëmarrjen në Evropë.

Kampionati është emocionues, por mbetet për t’u parë nëse cilësia e lojës do të arrijë nivelin e emocioneve që jep renditja.Një garë për titull me kaq shumë skuadra pretendente kishte sezone që nuk shihej në Itali. Mbetet për tu parë se sa prej tyre do të vijojnë të “pedalojnë” me kryesuesit deri në km e fundit të garës, aty ku situate do të bëhet sigurisht më e “nxehtë”.

Related Posts

Dinamo City – Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika
Sport

Dinamo City – Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika

09/05/2026
Milan, pozicioni i Tares vihet në dyshim, Furlani i kthehet pistës Tony D’Amico

Harry Kane rezervon “Këpucën e Artë”, askush si “bomberi” anglez

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dona nuk pendohet për përplasjen me Mozën në Ferma VIP: Të jetosh me të është ndryshe nga ç’duket

Dona nuk pendohet për përplasjen me Mozën në Ferma VIP: Të jetosh me të është ndryshe nga ç’duket

09/05/2026
Plas sherri pas “Big Brother VIP”? Selin, Mateo dhe Gimbo i japin fund miqësisë

Plas sherri pas “Big Brother VIP”? Selin, Mateo dhe Gimbo i japin fund miqësisë

09/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al