• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

02/12/2025
Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, janë gjobitur klubet e elitës, si Elbasani dhe Flamurtari.

Për provokim të spektatorëve, dy ndeshje pezullim nga veprimtaritë për zyrtarin e KF Vora, Bazion Tragaj. Nuk mund të lihet pa përmendur një paralajmërim për Bylis.

Ndëshkimet e tjera, i përkasin divizioneve më të ulëta.

VENDIMET:

1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike dhe duke përdorur kore fyese ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. KF Bylis, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

5. KS Kastrioti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

6. Zyrtari i FK Pogradeci, Elton Kllogjeri, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Laçi “rrëmben skenën” në Turqi, gol dhe dy asiste me Rizespor
Sport

VIDEO/ Laçi protagonist, realizon gol për panoramë me Rizespor

16/10/2026
Teuta fiton ndaj Dinamos, dy gola vendosin ndeshjen – Balkanweb.com – News24
Sport

Teuta fiton ndaj Dinamos, dy gola vendosin ndeshjen

16/10/2026
Teuta fiton ndaj Dinamos, dy gola vendosin ndeshjen – Balkanweb.com – News24
Sport

Teuta fiton ndaj Dinamos, dy gola vendosin ndeshjen – Balkanweb.com – News24

16/10/2026
Kategoria e Tretë 2026/2027/ Hidhet shorti i kampionatit, përcaktohet kalendari i ndeshjeve
Sport

Kategoria e Tretë 2026/2027/ Hidhet shorti i kampionatit, përcaktohet kalendari i ndeshjeve

16/10/2026
Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Mund të shënonte tripletë, Daku sqaron vendimin për 11-metërshin

16/10/2026
Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Mund të shënonte tripletë, Daku sqaron vendimin për 11-metërshin – Balkanweb.com – News24

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al