• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Thesari i Lecces”, La Gazzetta dello Sport i bën jehonë dyshes Berisha-Ramadani

05/12/2025
“Thesari i Lecces”, La Gazzetta dello Sport i bën jehonë dyshes Berisha-Ramadani

Skuadra e Leçes ka pësuar një rritje të ndjeshme në rendimentin e saj në këtë pjesë të sezonit dhe fitorja ndaj Torinos, e ka larguar për momentin nga zona e ftohtë e klasifikimit, ku gjendej deri pak javë më parë. “Gazzeta Dello Sport” i ka kushtuar një artikull kësaj rritje duke shpjeguar se “thesari” i skuadrës ishte pikërisht reparti i mesfushës i cili po bënte diferencën.

Dhe shpjegimi nis me Medon Berishën dhe rritjen e jashtëzakonshme të djaloshit të Kombëtares shqiptare, i cili ka gjetur pozicionin ideal në fushë dhe po dhuron paraqitje me rendiment shumë të lartë.

“Njeriu që po bën diferencën është padyshim Medon Berisha, i cili në sezonin e kaluar luftoi për një kohë të gjatë me dëmtimet. Shqiptari tani ka gjetur pozicionin ideal pas sulmuesit (Stuliç ose Kamarda) dhe është në gjendje të japë më të mirën në atë pozicion: soliditetit kur duhet të mbrojë, i bashkon fantazinë në momentin kur Leçe është në zotërim të topit. Të dielën e kaluar, kundër Torinos, ai dha dy asiste (për Kulibali dhe Banda), duke e çuar totalin e tij në tre për sezonin. Kësaj i duhen shtuar edhe dy gola (kundër Udinezes dhe Fiorentinës), duke arritur kështu në kuotën e pesë pjesëmarrjeve në gola, më shumë se çdo shok tjetër skuadre.

“Berisha e interpretoi këtë rol shumë mirë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Më shërbente në këtë rol sepse e dija që mund t’u shkaktonte vështirësi kundërshtarëve”, tha Di Françesko pas ndeshjes kundër Torinos.

Thelbësore – Berisha është një nga lojtarët që erdhi nga sistemi i të rinjve të Leçe dhe ishte pjesë e kampionëve të Italisë me Primavera në 2023. Ai u mor nga Pantaleo Korvino nga Jang Bojs dhe shënoi 13 gola për ekipin Primavera. Në këtë kampionat, ka tundur dy herë rrjetën. Ashtu si Lasana Kulibali, gjiganti tjetër i mesfushës nga i cili Di Françesko nuk heq kurrë dorë. Maliani gjithashtu mund të luajë role të shumta në mesfushë, por tani ai vepron kryesisht përpara mbrojtjes përkrah Ylber Ramadanit, një tjetër lojtar i pazëvendësueshëm”, shkruhet në artikullin e gazetës sportive italiane.

Related Posts

VIDEO/ Elbasani feston në Vlorë, mund Flamurtarin
Sport

VIDEO/ Elbasani feston në Vlorë, mund Flamurtarin

14/03/2026
Bylis barazoi ndaj Dinamos, Josa: Luftuam më shumë se në ndeshjet e tjera
Sport

Humbja ndaj Tiranës, trajneri i Bylisit: S’më pëlqeu mënyra si dhuruam golin, duhet të përmirësohemi

14/03/2026
Verstappen e thotë hapur: Nuk po e shijoj më Formulën 1
Sport

Verstappen e thotë hapur: Nuk po e shijoj më Formulën 1

14/03/2026
Sport

“Pretendimet e Interit? Më thanë që s’ishin”, trajneri i Atalantës:  Jam i kënaqur me barazimin

14/03/2026
Prishtina vetëm barazim me Prishtinën e Re, triumfojnë Drenica dhe Ferizaj
Sport

Prishtina vetëm barazim me Prishtinën e Re, triumfojnë Drenica dhe Ferizaj

14/03/2026
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën
Sport

U rikthye nga dëmtimi, trajneri befason me aktivizimin e Brojës

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjesti në paraburgim, psikologia: Mund të vuajë për shkak të tragjedisë së vëllait të tij

Gjesti në paraburgim, psikologia: Mund të vuajë për shkak të tragjedisë së vëllait të tij

14/03/2026
VIDEO/ Elbasani feston në Vlorë, mund Flamurtarin

VIDEO/ Elbasani feston në Vlorë, mund Flamurtarin

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al