Sërish dhunë në futbollin shqiptar. Pamjet që vijnë nga ndeshja e Kategorisë së Dytë, Përmeti – Këlcyra janë shokuese. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 82-të pasi lojtarët e Kelcyres i janë vërsulur me grushta dhe shqelma gjyqtarit fierak Alvi Paco. Gjithçka ka filluar pas një penalltie të akorduar nga arbitri, në favor të ekipit të Përmetit.
Kundërshtimet e lojtarëve kanë degjeneruar në dhunë. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen, por loja nuk ka rifilluar. Mësohet se disa nga lojtarët janë shoqëruar në komisariat pas ndeshjes.