Bashkia Sarandë dështon me sukses për të dytën herë me radhë në tenderin për ‘blerjen e një autoveture’ me vlerë rreth 25 milionë lekë të vjetra me TVSH. Dy ditë më parë kjo bashki njoftoi se tenderi është anuluar për ‘moskualifikim të asnjë ofertuesi’. Ndërkohë në fund të muajit qershor, i njëjti tender ishte anuluar për ‘mosparaqitje të asnjë ofertuesi’. Fondi limit i vënë në dispozicion nga Bashkia Sarandë për blerjen e autoveturës është 2 083 333 Leke ( pa TVSH), ndërsa burimi i financimit janë vetë të ardhurat e bashkisë. Qyteti bregdetar drejtohet nga Florjana Koka, një emër i katapultuar në krye të Bashkisë Sarandë prej ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima.
©ArgjiroLajm.net










