• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Egnatia nuk ndalet, 2026-ta viti ynë sërish”, Tetova flet me zemër, zbulon objektivat

31/12/2025
INTERVISTA/ “Egnatia nuk ndalet, 2026-ta viti ynë sërish”, Tetova flet me zemër, zbulon objektivat

Pasi mbylli një vit që mund të konsiderohet i suksesshëm, Egnatia shpreson se do mundet të fitojë trofe të tjerë në vitin 2026. Në intervistën e dhënë për Trevisa Tufën,  trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova nuk heziton të flasë për tema të ndryshme, duke filluar që nga problemet shëndetësore që po kalon, deri tek objektivat.

Ai shprehet se pavarësisht gjithçka-je, nuk ka menduar asnjëherë të heqë dorë nga futbolli. Tetova e ka bindje që Egnatia, do fitojë trofe në vitin 2026.

Tetova, ky ishte një tjetër vit i suksesshëm, një vit me trofe, por përjetuat dhe një momente frike. Fillimisht, si jeni me shëndet? Pasi kjo është gjeja më rëndësishme, jeta, shëndeti..

Mendoj se jam mirë, jam drejt rrugës së rikuperimit. Shpresoj të jetë me kaq dhe  të vijoj normalisht.

Pate frikë, si i përjetuat ato momente, çfarë të shkonte ndër mend?

Është e vështirë kjo pjesa, pasi në momentin që ndodhi po pija ujë në kafenetë e lagjes time. Po ngjitesha për shtëpi kur ndjeva bllokimin në fyt dhe gjoks. Aty kam marrë makinën dhe kam shkuar vetë në spital për të bërë një ekzamimin. Doktorrët, duke parë gjëndjen time, e panë që isha direkt për ndërhyerje. Dua t’i përshëndes si doktor Maksin ashtu edhe doktor Tonin që më dhanë ndihmën e parë.

Menduat për ndonjë moment të hiqnit dorë nga sporti, nga puna juaj?

Nuk është se kam patur dyshime për të lënë punën. Siç e kam thënë edhe më përpara, këtë punë e bëj me pasion. E adhuroj këtë gjë që bëj.

U rikuperuat në kohë rekord, të prisnim në janar, por zbritët shpejt në fushë. Si ishin ndjesitë pasi u rikthyet në stol?

Kjo ishte biseda e parë me doktorin që më tha të presim janarin. Në një bisedë miqësore, i shpjegova se emocionet e një ndeshje futbolli, janë si të kthehesh në punë pas një jave, si pas një viti. Ramë dakord të dy që të shkonim dhe ta fillonim avash-avash.

Si ju, edhe trajneri i Lazios Sarri iu nënshtrua në ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Mqs këtë periudhë po dëgjojmë gjithnjë e më shumë lajme të tilla, keni ju një mesazh Tetova për të gjithë…

Çdo njeri mendoj që në çdo punë, ka përgjegjësitë e saj. Do doja që për kolegët e mi dhe për të gjithë opinionin, rishikimi i çdo gjëje është në etiketën lojë. Ne do të argëtohemi, kjo është ajo që i them çunave.

Duke të uruar shëndet dhe jetë të gjatë, tani flasim pak për futboll. Për të dytin vit radhazi, u kurorëzuat si trajneri më i mirë i vitit, çfarë do të thotë për ty ky trofe?

Emocionet në herën e dytë janë më të mëdha se herën e parë. Siç është edhe përgjegjësia, ky sukses i takon edhe stafit, futbolli është lojë kolektive. Kjo do të thotë se kemi bërë diçka mirë edhe këtë vit, edhe në vitin që shkoi.

Më thuaj të drejtën, e besoje që në kaq pak vite të shkruajë një karrierë të tillë, dy tituj kampion, dy herë trajneri i vitit…

Nuk e mendoja fare, edhe pse ka pak kohë që zhvillohet si event. Për kohën time si trajner është mirë të marrësh pjesë dhe jo të fitosh. Unë jam një person me ego, aty ngulmoj shumë dhe nuk dorëzohem. Po punove, çdo gjë do të vijë. Kjo është moto e ime që më ndjek në çdo moment.

Çfarë pret Tetova, cili është objektivi i radhës në aspektin personal?

Mendoj se në moshën ku jam, këto 3 vite e gjysmë që jam në krye të Egnatias, kam luajtur në çdo finale. Jemi pjesëmarrës në 8 finale, 5 finale i kemi fituar, ndërsa në 3 jemi munduar. Kemi qënë dominues dhe shpresoj që të vazhdojmë.

E ke menduar ndonjëherë veten larg Egnatias? E mendon se si mund të jetë?

Mendoj që momentalisht jam i fokusuar këtu. Nuk mund të them jo për asnjë lloj oferte që mund t’i bëjë mirë klubit apo Tetovës.

Dhjetori nuk kishte vetëm suksese, por dhe një zhgënjim, nëse mund ta quajmë të tillë, humbja e pësuar në finalen e Superkupës, të vjen keq, çfarë nuk shkoi?

Ishte një ditë jo për ekipin  tim. Nuk mund të falet pasi është në një finale. Përgjegjësia bie mbi trajnerin. Megjithatë, dua të theksoj se nuk është vetëm për mua ky ngërç, ndeshjet e fundvitit janë lojtarët e shpërqëndruar.

E mbyllët vitin në krye, në kuotën e 37 pikëve, si kampion dimri, çfarë do të thotë?

Krahasimi me 3 vitet e tjera kur kemi përdorur forma më pak rotacioni, sivjet kemi patur grup më të plotësuar. Janë disa plane që bëhen. Mendoj se kemi zhvilluar një gjë të logjikshme këtë vit, kemi filluar që nga ndeshja e parë të kemi rotacion me 24 lojtarët që kam në stërvitje. Ka qenë diçka efektive.

Tetova, me skemën e re, a ka ndryshuar edhe Egnatia qasje, çfarë ndryshon këtë sezon?

Unë jam pro risive siç e kam theksuar gjithmonë. Në futboll duhen provuar të gjitha.  Sivjet nuk kam pritur janarin për rotacion, e kam filluar që në shtator.  Në janar pres që lojtarët të jenë të fokusuar, kam ende punë për të bërë natyrisht.

Kam përshtypje që skema ndryshoi pikërisht për ju, për Egnatia, sepse në dy vitet e fundit krijuat një shkëputje të gjatë, jeni i kënaqur me këtë skemë të re?

Unë jam i kënaqur me këtë, ndoshta edhe pak nga fati. Në dy vitet e kaluara i bie të kemi fituar 4 herë kampionatin. Ne kemi qënë në krye dhe në Final Four. Kjo formula e re do të shikojmë, përgjysmohen pikët, ndoshta djeg më shumë, ndoshta djeg më pak.

Në vitet e fundit, në janar, apo dhe ne verë, Egnatia ka pësuar goxha ndryshime. A do të largohen Dajsinani dhe Xhemajli? Keni dalë publikisht kundër këtyre largimeve, a ke biseduar me presidentin Demrozi për këtë pjesë?

Nuk jemi ulur për të biseduar. Besoj se në ditët në vazhdim do kemi bisedë më të afërt. Ofertat janë për 4 lojtarë faktikisht.  Do të shikojmë me kujdes.  Vit pas viti kemi heqë nga 3 ose 4 lojtarë. Në sezonin veror na u shkëputën 3 lojtarë. Të shikojmë tani ecurinë e disa të huajve, është e vështirë natyrisht.

A mund të ndryshojnë balancat në janar, çfarë ideje ke për merkaton? Ku ka nevojë Egnatia të ndërhyjë?

Egnatia, me kontingjentin që ka, kemi një sulmues që kemi marrë që nga tetori por nuk e kemi federuar, me këtë ekip jemi on top për ta mbyllur sezonin. Unë e theksova se edhe pas ndeshjes së Superkupës, që nuk jam dakord për largimin e lojtarëve.

Pas dy fazash, ke shihni si rivalin kryesor të Egnatias në garën për titull? Dua një emër, jo vetëm katër ekipet e para?

Nuk më pëlqen të them emra, përdërisa ekipi im humb përballë një rivali. Ne kemi humbur përballë Flamurtarit, Vllaznisë dhe Elbasanit. Mendoj që këto janë rivalë për t’u mundur. Sa i përket lojës së futbollit, është ekipi i Dinamos.

Në prag të Vitit të Ri, ke një premtim për tifozët e Egnatia-s?

Premtimi im është vazhdimësia. Do doja që të kishim mbështetje të madhe, sidomos për ndeshjet në Rrogozhinë.

Related Posts

INTERVISTA/ “Egnatia nuk ndalet, 2026-ta viti ynë sërish”, Tetova flet me zemër, zbulon objektivat
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia nuk ndalet, 2026-ta viti ynë sërish”, Tetova flet me zemër, zbulon objektivat

31/12/2025
Probleme me zemrën, Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Sport

Probleme me zemrën, Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

31/12/2025
“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)
Sport

“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)

31/12/2025
“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)
Sport

“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)

31/12/2025
Zhgënjejnë Chelsea dhe United, “bigët” e Anglisë largohen nga gara për titull, “betejë” e fortë për zonën Champions
Sport

Zhgënjejnë Chelsea dhe United, “bigët” e Anglisë largohen nga gara për titull, “betejë” e fortë për zonën Champions

31/12/2025
Dhuroi një asist me kokë, notë pozitive për Brojën, “bomberi” kuqezi fiton Burnley (VIDEO)
Sport

Dhuroi një asist me kokë, notë pozitive për Brojën, “bomberi” kuqezi fiton Burnley (VIDEO)

31/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjysma ime…”/ Fjalët prekëse të Ema Andreas për ndarjen nga jeta të vëllait të saj

“Gjysma ime…”/ Fjalët prekëse të Ema Andreas për ndarjen nga jeta të vëllait të saj

31/12/2025
Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al