• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FOTO/ “Dramë” në “San Siro”, Genoa ndal Milan, feston edhe Inter, Allegri: Më vjen keq, nuk ishim të qetë (VIDEO)

09/01/2026
FOTO/ “Dramë” në “San Siro”, Genoa ndal Milan, feston edhe Inter, Allegri: Më vjen keq, nuk ishim të qetë (VIDEO)

Në “San Siro”, tifozët e “djallit” përjetuan emocione të forta, fundi ishte dramatik, por është e vështirë për t’u kuptuar nëse pas Genoa-s festuan apo u pikëlluan, fakt është që dolën me vetëm 1 pikë pas barazimit 1-1, ndërsa shohin që Inter, rivali i tyre i përjetshëm, shkëputet në krye me 3 pikë. Ekipi i Allegrit nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, të paktën në fazën sulmuese, kjo edhe për meritë të Geona-s, me ekipin e De Rossi-t që luajti me kokën lart, si i barabartë.

Në minutën e 29-të ishte Lorenzo Colombo, një lojtar në pronësi të “djallit” që i ndëshkoi me një goditje të saktë brenda në zonë. Milan hasi vështirësi në pasin final, në total tentuan 32 herë, tetë prej të cilave ishin në kuadrat, por pa sukses. Në fraksionin e dytë, në minutën e 58-të, Pulisic u përpoq të imitonte Maradona-n, ku me një prekje të topit me dorë e dërgoi në rrjetë, por gjyqtari i takimit, me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka.

Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 92-të, Leao me kokë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Me Milan të hedhur përpara në sulm, në përpjekje për të gjetur golin e fitores, Geona me një zbritje të shpejt në sulm fitoi një 11-metërsh në minutën e 97-të. Nga pika e bardhë, Stanciu goditi keq, me topin që përfundoi mbi traversë duke i falur në këtë mënyrë një pikë Milan, por të paktë ishin tifozët kuqezi që festuan, të vetëdijshëm se ky nuk ishte momenti i duhur për të lënë pikë brenda në “San Siro”.

Si gjithnjë, Allegri e sheh gotën gjysmë plot: “Në futboll merr gjithnjë atë që rezultati të jep, kjo ndeshje duhet parë në mënyrë pozitive. Jemi treguar të ekuilibruar në dy ndeshjet e fundit, por në këtë takim u nxituam, nxitimi nuk të dërgon askund. Me vjen keq që nuk fituam brenda në shtëpi. Ekipi krijojë shumë, goditëm shumë, por nuk na shërbeu për asgjë”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Leao shpëton Milan, por Inter arratiset”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Frenon Milan. Chivu është i vetëm, Inter shkëputet me +3”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

Related Posts

Do të luftojnë për titull deri në fund (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Roma nuk di të ndalet, përmbys Atalantën, Sarri: Do të luftojnë për titull deri në fund (VIDEO)

06/09/2026
Do të luftojnë për titull deri në fund (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Do të luftojnë për titull deri në fund (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Ishte një ndeshje vitrinë për Serie A (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Inter i “çmendur”, përmbys Napolin në “San Siro”, Chivu: Ishte një ndeshje vitrinë për Serie A (VIDEO)

06/09/2026
Ishte një ndeshje vitrinë për Serie A (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Ishte një ndeshje vitrinë për Serie A (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
VIDEO/ Kryevepër e mesfushorit kuqezi, Asllani shpërthen në debutimin e tij
Sport

VIDEO/ Kryevepër e mesfushorit kuqezi, Asllani shpërthen në debutimin e tij

05/09/2026
Feston Partizani, të kuqtë ia dalin ndaj Vllaznisë – Balkanweb.com – News24
Sport

Feston Partizani, të kuqtë ia dalin ndaj Vllaznisë – Balkanweb.com – News24

05/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do të luftojnë për titull deri në fund (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Roma nuk di të ndalet, përmbys Atalantën, Sarri: Do të luftojnë për titull deri në fund (VIDEO)

06/09/2026
Do të luftojnë për titull deri në fund (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Do të luftojnë për titull deri në fund (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al