• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jo vetëm trofe, Kupa është rruga për në Europë. Vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa është rruga për në Europë. Vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë interesante, duke qenë se kanë mbetur vetëm 8 skuadra dhe të gjitha janë nga Superiorja. Ditën e djeshme, është hedhur shorti i Kupës, aty ku skuadrat kanë njohur rivalët që do të kenë përballë në ndeshjet që do të luhen në datat 11 shkurt dhe 4 mars, për të zbuluar në këtë mënyrë emrat e 4 ekipeve që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Nëse për skuadrat që duket se janë të konfirmuara si pretendentet kryesore të “Final 4”, Kupa është vetëm një trofe dhe objektiv i dytë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të tjerat. Ekipet që mbeten jashtë “Final 4”, kanë mundësinë e vetme dhe në fakt një mundësi reale që vetëm me 5 ndeshje, të sigurojnë miliona euro duke qenë se fituesi i Kupës së Shqipërisë, kualifikohet automatikisht në turin e parë të Ligës së Konferencës. Kështu, skuadrat që praktikisht e shohin si të pamundur kualifikimin në katërshen më të mirë të sezonit, mund t’i kushtojnë një vëmendje më të veçantë Kupës, duke qenë një rrugë shumë e shkurtër për të siguruar pjesëmarrjen në Europë e ndoshta, edhe për të tentuar kalimin e tureve që do të sillte miliona euro për arkat e klubeve shqiptare.

FITUESIT E FINAL 4- Që nga viti i parë që Shqipëria ka sistemin me “Final 4”, fituesit e Kupës kanë qenë skuadra të kualifikuara në katërshen më të mirë. Kështu, Egnatia ishte skuadra e parë që arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë e njëkohësisht arriti që të fitonte edhe titullin kampion. Diçka e tillë, bëri që në Kupat e Europës të shkonin katër skuadrat që ishin në “Final 4”, mes tyre Skënderbeu por duke qenë se këta të fundit janë të dënuar nga Europa, Tirana që renditej në vendin e pestë në klasifikim, mori vendin e “ujqërve”. Sezonin e shkuar, historia u përsërit me fituesin e Kupës, duke qneë se Dinamo arriti të fitonte në finale ndaj Egnatias. Këta të fundit, u shpallën kampionë të Shqipërisë ndërsa Dinamo fituese e Kupës dhe në Europë shkuan 4 vendet e para në klasifikim.

ÇFARË NDRYSHON KUPA- Nëse fituesi i Kupës këtë sezon do të jetë një skuadër që e mbyll sezonin jashtë “Final 4”, do ta bënte këtë fazë edhe më interesante. Arsyeja e kësaj është fakti se skuadra fituese do të zinte një vend dhe nga katërshja më e mirë, do të shkonin në Europë vetëm 3 skuadra dhe në këtë “mini turne”, do të kishte 2 luftëra, njëra për titull e tjetra për Europë. Mund të ndodhë që edhe skuadra që e mbyll sezonin në vendin e parë, të mbetet jashtë Europës nëse në “Final 4” përfundon e fundit dhe Kupën e fiton një skuadër tjetër që ka përfunduar kampionatin e rregullt në vendin e pestë ose më poshtë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli
Sport

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa është rruga për në Europë. Vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa është rruga për në Europë. Vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

14/01/2026
Zyrtare, Teuta nënshkruan me mesfushorin, vjen firma
Sport

Zyrtare, Teuta nënshkruan me mesfushorin, vjen firma

14/01/2026
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani, trajneri Kërnaja: Kam pritshmëri të mëdha, vlerësojmë rivalin

14/01/2026
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani, trajneri Kërnaja: Kam pritshmëri të mëdha, vlerësojmë rivalin

14/01/2026
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

Egnatia, flet Tetova: Ndikuan mungesat, gabuam disa herë

14/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

14/01/2026
Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al