Esteghal ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1 ndaj Al Gharafa-s, në kuadër të Champions League të Azisë.
Vëmendjen e ka marrë sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, i cili ka realizuar një supergol për skuadrën iraniane, duke treguar veten në këtë përballje.
Një tjetër moment i bukur për futbollistin shqiptar, i cili vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet dhe golat e tij në arenën ndërkombëtare. Kujtojmë që sulmuesi nuk u ftua nga trajneri Maran në ndeshjet e kombëtares.
https://x.com/Eri1806/status/2109720744678826100?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2109720744678826100%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=









