• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sfida direkte & ndeshje të forta, java e 20-të e “Abissnet Superiore” premton spektakël

17/01/2026
Nga kupa te “Final 4”, rivaliteti që nuk fiket! Sfida Vllaznia-Dinamo sjell edhe një herë tjetër spektakël

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të dielën dhe të hënën me ndeshjet e javës së 20-të.

Dy takimet e para të kësaj jave do të luhen të dielën në orën 17:00. Në “Egnatia Arena”, Egnatia pret AF Elbasanin në një përballje spektakolare mes dy vendeve të para në renditje. Një sfidë me interes të veçantë, ku objektivi i të dyja ekipeve është fitorja. Egnatia synon të reagojë pas humbjes ndaj Vllaznisë dhe të rikthehet te suksesi në kampionat, ndërsa AF Elbasani vjen në këtë ndeshje pas tre javësh pa fitore dhe kërkon triumfin për të barazuar Egnatian në renditje.

Në të njëjtën orë, në Vlorë, Flamurtari do të përballet me Bylisin. Vlonjatët, që renditen në vendin e parafundit, do të kërkojnë rikthimin te fitorja në shtëpi për të siguruar pikë të rëndësishme në kampionat.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 20-të janë programuar të hënën. Në orën 13:30, Vora pret Tiranën në një duel ku të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë, pas sukseseve në javën e fundit.

Në orën 17:00, në “Arenën e Demave”, Partizani do të përballet me Teutën. Të kuqtë kërkojnë të reagojnë pas humbjes ndaj Vorës, ndërsa Teuta vjen pas barazimit me Dinamo City-n dhe synon të marrë rezultat pozitiv në transfertë.

Java e 20-të do të mbyllet me spektakël në “Air Albania”, ku Dinamo City do të përballet me Vllazninë në orën 19:30. Të dyja skuadrat kanë nga 33 pikë në renditje dhe ndodhen katër pikë larg Egnatias kryesuese, duke e bërë këtë përballje një tjetër ndeshje me peshë të madhe për vazhdimësinë e kampionatit.

Related Posts

Juve, pa Champions ka revolucion, titullarët e Spallettit me “valixhe” në duar
Sport

Juve, pa Champions ka revolucion, titullarët e Spallettit me “valixhe” në duar

05/05/2026
NBA/ Munden Spurs, Minesota befason teksanët, Knicks fitojnë thellë nda Philadelphia-s

5 ndeshje vetëm 1 gol, Milan vendos një rekord negativ historik
Sport

5 ndeshje vetëm 1 gol, Milan vendos një rekord negativ historik

05/05/2026
Kombëtarja U-21 zyrtarizon miqësore me Italinë, luhet më 8 qershor në Pordenone
Sport

Kombëtarja U-21 zyrtarizon miqësore me Italinë, luhet më 8 qershor në Pordenone

05/05/2026
Fitore për Champions, Roma “shqetëson” Juven, fiton me “përmbysje” Lazio
Sport

Fitore për Champions, Roma “shqetëson” Juven, fiton me “përmbysje” Lazio

05/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas suksesit të filmit “Michael”, nipi i Michael Jackson, Jaafar Jackson, shkëlqen në Met Gala me një paraqitje në stilin e ikonës

Pas suksesit të filmit “Michael”, nipi i Michael Jackson, Jaafar Jackson, shkëlqen në Met Gala me një paraqitje në stilin e ikonës

05/05/2026
Kristali si art: Swarovski shkëlqen në Met Gala 2026 me krijime spektakolare

Kristali si art: Swarovski shkëlqen në Met Gala 2026 me krijime spektakolare

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al