• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani mes polemikave të gjykimit dhe afrimeve, një prej afrikanëve mbërrin të enjten

20/01/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë

Elbasani po kalon një periudhë jo të qetë, ku vëmendja nuk është përqendruar vetëm te fusha e lojës, por edhe te faktorë të tjerë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e skuadrës. Verdheblutë janë përballur me polemika të vazhdueshme në lidhje me arbitrimin, ndërsa paralelisht drejtuesit po punojnë në heshtje për të përforcuar ekipin gjatë merkatos dimërore.

Nga njëra anë, vendimet e gjyqtarëve kanë qenë shpesh në qendër të diskutimeve, duke krijuar pakënaqësi dhe tension në kampin elbasanas. Nga ana tjetër, klubi ka zgjedhur të mos shpërqendrohet nga objektivat sportivë, duke u fokusuar te ndërtimi i një skuadre më konkurruese për vazhdimësinë e sezonit.

ARBITRIMI – Elbasani nuk ka pasur marrëdhënie të mira me arbitrimin gjatë këtij sezoni, teksa në disa ndeshje verdheblutë janë ndier të dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve. Në klub ka pasur shpesh pakënaqësi për mënyrën se si janë interpretuar disa episode vendimtare, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjeve. Rasti më i fundit që ka sjellë reagime ishte sfida ndaj Egnatias, e cila u mbyll në barazim.

Në atë takim u akorduan dy penallti, vendime që u shoqëruan me kontestime të forta nga kampi elbasanas. Sipas tyre, episodet ishin të diskutueshme dhe lanë vend për polemika, duke shtuar edhe më shumë tensionin mes klubit dhe arbitrave. Megjithatë, pavarësisht pakënaqësive të akumuluara, gazeta mëson se në Elbasan nuk kanë ndërmend të vazhdojnë më me nota proteste pranë FSHF-së. Qasja tashmë është më e qetë, me shpresën që episodet e diskutueshme të mos përsëriten dhe që gjykimi të jetë sa më korrekt në vazhdim.

SITUATA ME MERKATON – Elbasani dhe Gvozdenoviç janë në pritje të afrimeve të para në këtë merkato dimërore, teksa zyrtarisht klubi ende nuk ka bërë asnjë lëvizje. Megjithatë, praktikisht puna është kryer në prapaskenë dhe dy marrëveshje mund të konsiderohen të mbyllura, edhe pse ende jo të formalizuara. Bëhet fjalë për mesfushorin senegalez Insa Boye, 23 vjeç, i cili pritet të jetë afrimi i parë konkret. Burime pranë “Panorama Sport” bëjnë me dije se lojtari do të mbërrijë në Shqipëri më 22 janar dhe menjëherë pas kësaj do të vihet nën urdhrat e trajnerit Gvozdenoviç.

Klubi e konsideron këtë transferim si të përfunduar dhe tashmë mbetet vetëm aspekti formal për ta zyrtarizuar. Situatë më e ndërlikuar paraqitet për afrimin e dytë. Samuel Nongoh, 21-vjeçari nga Kameruni që luan si sulmues krahu, ende nuk ka zgjidhur problemet burokratike me vizën. Nga karakteristikat e tij teknike, ai shihet si një “sozi” i Diallos dhe vlerësohet shumë nga stafi teknik, por për momentin gjithçka varet nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm. Në klub shpresojnë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që edhe Nongoh të bashkohet me ekipin. Nëse këto dy afrime konkretizohen sipas planit, me shumë gjasa merkatoja e Elbasanit do të konsiderohet e mbyllur. Drejtuesit nuk parashikojnë lëvizje të tjera, përveç rastit kur në horizont shfaqet ndonjë futbollist i lirë, një mundësi që nuk mund të refuzohet dhe që do të ndryshonte planet aktuale të klubit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Goli i parë me Spartakun, Daku: Domethënës, pres shumë nga vetja!

31/08/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin
Sport

Suksesi ndaj Vorës, Dede: E merituam, por duhet të përmirësohemi sërish!

31/08/2026
VIDEO/ Egnatia përmbys Vorën, kampionët tregojnë forcën
Sport

VIDEO/ Egnatia përmbys Vorën, kampionët tregojnë forcën

31/08/2026
Spektakël i Leo Messi-t, “pleshti” shkëlqen në start, realizon “tripletë” ndaj Algjerisë
Sport

Fundi i një epoke, Messi tërhiqet nga Argjentina

31/08/2026
Djalë i mbarë, nuk kam asgjë ndaj tij – Balkanweb.com – News24
Sport

Djalë i mbarë, nuk kam asgjë ndaj tij – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Debutimi në Serie A, Mitaj pret shansin me Genoan
Sport

Debutimi në Serie A, Mitaj pret shansin me Genoan

31/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Goli i parë me Spartakun, Daku: Domethënës, pres shumë nga vetja!

31/08/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin

Suksesi ndaj Vorës, Dede: E merituam, por duhet të përmirësohemi sërish!

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al