• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dita e tretë e testeve në Barcelonë, shkëlqen Antoneli i Mercedesit

29/01/2026
Dita e tretë e testeve në Barcelonë, shkëlqen Antoneli i Mercedesit

Koha më e shpejtë e ditës së tretë të testi meve në Barcelonë u regjistrua nga Andrea Kimi Antoneli, me 1 minutë, 17 sekonda dhe 362 të mijtat. Piloti 19-vjeçar italian i Mercedesit e arriti këtë rezultat në mes të pasdites me goma të buta, duke marrë timonin e “W17” nga Xhorxh Rasëll. Ky i fundit kishte firmosur më herët kohën më të mirë të sesionit të paradites, por u mposht më pas nga shoku i skuadrës për 180 të mijtat e sekondës.

Pasi vendosi kohën referuese, Antoneli kaloi në goma “hard” për të vijuar punën në distancë. Mercedes shfaqet kështu që në fillim në formë shumë të mirë, jo vetëm e shpejtë, por edhe jashtëzakonisht e besueshme, siç dëshmojnë 92 xhirot e përshkuara nga Rasëll. Dita qendrore e testeve katalanase shënoi edhe debutimin në pistë të MekLaren “MCL40”, e drejtuar nga kampioni aktual i botës Lando Norris. Britaniku doli në pistë vonë paradite dhe zhvilloi një program relativisht të kufizuar edhe pasdite, duke lënë bokset vetëm në gjysmën e dytë të sesionit. Megjithatë, në fund të ditës Norris regjistroi kohën e tretë jozyrtare, me 1:18.725, pas dy Mercedesëve.

Ndërkohë, te Alpine pati ndërrim pilotësh pas pushimit të drekës: “A526”, e pajisur me motor Mercedes, kaloi nga duart e Franko Kolapintos (i dyti në sesionin e paradites dhe i katërti në renditjen finale të ditës) te Pierr Gasli. “VCARB03” Racing Bulls iu besua sërish debutuesit Arvin Lindblad, i cili u detyrua të ndalonte anash pistës për shkak të një problemi mekanik, duke shkaktuar flamurin e kuq. Më herët në mëngjes, testet ishin ndërprerë edhe nga Oliver Bearman, për shkak të problemeve elektrike me Haas “VF26” (me motor Ferrari), si dhe nga Niko Hulkenberg me Audin, i ndalur nga probleme hidraulike që e mbajtën gjatë në bokse “R26”. Piloti gjerman e mbylli ditën i fundit në klasifikim (i teti). Përpara tij, nga vendi i pestë në të shtatin, u renditën respektivisht Bearman, Lindblad dhe Gasli.

FERRARI DHE RED BULLI – Të enjten, për ditën e katërt, rikthehen në pistë Ferrari dhe Red Bulli, të vetmet skuadra që kishin qenë protagoniste të ditës së martë, një ditë e karakterizuar nga reshjet e shiut. Ndërkohë, pritet më në fund edhe debutimi i Aston Martin “AMR26” me motor Honda, e cila do të ketë në dispozicion vetëm dy nga tre ditët e lejuara të punës. Është e vështirë që “jeshilja” e skuadrës së drejtuar nga Adrian Njuei, ende në fazë montimi në bokse, të zbresë në pistë para mesditës së të enjtes, ndërsa më e mundshme mbetet një dalje vetëm në sesionin e pasdites.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo
Sport

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

02/08/2026
Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”
Sport

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”

01/08/2026
Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu
Sport

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

01/08/2026
Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu
Sport

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

01/08/2026
E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers
Sport

E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers

01/08/2026
Legjionarët/ Mirlind Daku drejt largimit nga Rubin Kazan, derbi i Moskës për “bomberin” kuqezi
Sport

Legjionarët/ Mirlind Daku drejt largimit nga Rubin Kazan, derbi i Moskës për “bomberin” kuqezi

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

02/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al