• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

05/02/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

Partizani do të udhëtojë nesër drejt Ballshit ku do të përballet në transfertë me Bylisin. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

Gjendja ekipit në prag të ndeshjes me Bylisin?

Kërnaja: Së pari dua të uroj të gjithë familjen e kuqe për ditën e 80 vjetorin të Klubit të futbollit Partizani, por edhe të shumsportit Partizani, i uroj të kenë sa më shumë suksese dhe sa më shumë trofe. Për të vijuar me pyetjen tuaj ekipi është në gjendje të mirë. Pas një ndeshje të mirë ndaj Elbasasit po mundohemi të rekuperojmë pak energjitë, ndoshta të akumuluara nga vrapimet e shumta ndeshjen e fundit, por jemi mirë dhe në formë për ndeshjen e radhës.

Si e vlerësoni ekipin e Bylisit?

Kërnaja: Sigurisht që Bylis është një ekip i fortë, sidomos në fushën e tyre kanë treguar gjithmonë se dinë të luajnë futboll shumë të fortë, shumë agresiv. Eshtë një kundërshtar për tu vlerësuar. Ne si ekip thjesht do bëjmë detyrën tonë do hyjmë në fushë vetëm për të marrë 3 pikë, të cilat tashmë na duhen më shumë se çdo herë. Pas ndeshjeve të mira ka ardhur koha për të marr 3 pikët. Kemi ndjekur dy ndeshjet e fundit të Bylis në “Air Albania” me Dinamo City dhe në stadiumin “Adush Muça” janë ekip shumë cilësor, agresiv dhe sidomos në fushën e tyre janë ekip shumë i fortë.

Në fazën e kaluar pikërisht përpara ndeshjes ndaj Bylis deklaruat se do të merrnit 9 pikë. Mund ta bëni sërish një deklaratë?

Kërnaja: Atëherë ka qenë momenti për të bërë një goditje një hov për çunat. Tashmë ata e dinë që çdo ndeshje vlerësohet maksimalisht, hyjnë për 3 pikë çdo ndeshje. Nuk mendojmë fare për 3 ndeshjet e tjera sepse kemi 10 ditë janë shumë të ngarkuara. Kemi ndeshje të kampionatit , të kupës ndeshje tjetër përseri kampionati. Mendojmë vetëm për ndeshjen që luajmë nesër në Ballsh.

Në ndeshjen e parë në Ballsh jeni mundur 3-1…

Kërnaja: Të them të drejtën kanë qenë situata krejt të ndryshme. Në stadiumin “Adem Muçaj” ka qenë një ekip tjetër. Mund të themi që të jemi pak më konkret para portës, golat po vijnë nuk është më si dikur që s’bënim dot gol, golat po shënohen. Duhet të jemi të kujdesshëm mbrapa mos marrim disa gola si ndeshjen e fundit.

Gjendja e mbrojtësit Sembene…

Kërnaja: Sembene është stërvitur rregullisht me grupin pas atij kolapsi që i ndodhi. Sipas mjekëve thjesht ka patur luhatje tensioni. Eshtë në rregull, është stërvitur dhe i gatshëm për ndeshje.

Ndryshimet te Bylis, mendoni se është momenti më i mirë për tu përballur me ata tani?

Kërnaja: Ka të dy anët mund të jetë pozitive dhe negative sepse informacionin për Bylis nuk dimë saktësisht duke qenë se kanë ndryshuar shumë lojtarë, si do luajnë , cilësitë e lojtarëve mbeten për tu parë në fushë. Më shumë se 70 % e ekipit të Bylis është ndryshuar nga ndeshja me Dinamo City. Kjo gjë ka të dy anët e medaljes, shpresojmë që të jetë ana e mirë për ne.

Të shtunën luhet derbi Tirana-Dinamo…

Kërnaja: Të them të drejtën s’më intereson shumë. Më intereson vetëm ekipi jon Partizani. Vetëm kur të përballem me ta fillon pak interesi. Momentalisht shoh vetëm ndeshjen tonë të radhës.

Atmosfera e 80 vjetorit mund të jetë nesër një shtysë për ndeshjen me Bylisin?

Kërnaja: Djemtë kanë maksimumim edhe ndeshjen e kaluar kanë dhënë më shumë se maksimumi. Sigurisht festën e 80 vjetorit është një shtysë siç festuam mbrëmë ta kthejmë festë edhe në fushë nesër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”
Sport

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”

01/08/2026
Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu
Sport

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

01/08/2026
Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu
Sport

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

01/08/2026
E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers
Sport

E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers

01/08/2026
Legjionarët/ Mirlind Daku drejt largimit nga Rubin Kazan, derbi i Moskës për “bomberin” kuqezi
Sport

Legjionarët/ Mirlind Daku drejt largimit nga Rubin Kazan, derbi i Moskës për “bomberin” kuqezi

01/08/2026
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

“Jam i lumtur për ardhjen e Stones”, Chivu flet para miqësores ndaj City-t: I kënaqur me merkaton? Do përpiqemi të rrisim nivelin

31/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al