• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë

09/10/2026
Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë

Vllaznia e këtij fillimsezoni ka shfaqur disa probleme të dukshme në fushën e lojës, por një prej tyre që bie më shumë në sy është pamundësia për të menaxhuar avantazhin. Shkodranët ende nuk kanë shijuar asnjë fitore në pesë javët e para të kampionatit, duke grumbulluar vetëm dy pikë, ndërsa mungesa e qetësisë për të administruar ndeshjet ka qenë një faktor i rëndësishëm në këtë start zhgënjyes.

Dy javët e para e treguan qartë këtë problem. Përballë Skënderbeut, kuqeblutë ishin në avantazhin e dy golave dhe në fund u detyruan të kënaqen me një barazim 2-2, duke lënë t’u shpëtojë nga duart një fitore që dukej e sigurt. E njëjta situatë u përsërit edhe ndaj Elbasanit, ku Vllaznia kaloi në avantazh 0-1, por nuk arriti ta ruajë deri në fund dhe mori vetëm një pikë. Pra, në dy ndeshjet e para kuqeblutë patën mundësinë të merrnin gjashtë pikë, por në fund siguruan vetëm dy.

Në të dyja rastet, skuadra nuk arriti të menaxhojë epërsinë dhe të ruajë rezultatin pozitiv deri në vërshëllimën finale. Një problem që tregon jo vetëm mungesë përqendrimi, por edhe vështirësi për të kontrolluar ritmin e ndeshjes në momentet kur rezultati është në favor. Ndërkohë, në tre takimet e tjera ndaj Partizanit, Laçit dhe Teutës, situata ka qenë krejtësisht e ndryshme.

Vllaznia është gjendur në disavantazh dhe nuk ka arritur të reagojë për ta përmbysur situatën. Kështu, në pesë javët e para është krijuar një lloj mosbalance në performancën e skuadrës: kur ka qenë në avantazh, nuk ka ditur ta mbajë, ndërsa kur ka qenë në disavantazh, nuk ka gjetur forcën për të rikthyer ndeshjen. Ky është një prej elementëve që trajneri i ri Çaba Laszlo do të duhet të korrigjojë gjatë kësaj periudhe.

Tre javët e pushimit të kampionatit i kanë dhënë kohë teknikut hungarez të punojë me grupin dhe të analizojë gabimet e shfaqura në pesë javët e para. Menaxhimi i rezultateve, reagimi në momentet e vështira dhe ruajtja e përqendrimit deri në fund pritet të jenë ndër pikat kryesore të punës. Tashmë, rikthimi në kampionat këtë të diel do të jetë një tjetër provë për Vllazninë.

Përballë Dinamos, shkodranët do të kërkojnë fitoren e parë të sezonit, por mbi të gjitha do të duhet të tregojnë nëse gjatë këtyre tri javëve kanë arritur të korrigjojnë deficitet e shfaqura në start. Sfida do të japë një përgjigje të parë nëse periudha e ndërprerjes ka shërbyer për të ndryshuar mentalitetin dhe për ta bërë skuadrën më të aftë për të menaxhuar momentet vendimtare të ndeshjeve.

Related Posts

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24
Sport

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina
Sport

E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina

09/10/2026
Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001
Sport

Tirana kërkon liderin e derbit, Xhixha, Hazrollaj, Alvarez dhe Kish duan të lënë gjurmë – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore” – Balkanweb.com – News24
Sport

Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore”

09/10/2026
Situata shqetësuese e sulmuesit kuqezi, i bie vlera – Balkanweb.com – News24
Sport

Situata shqetësuese e sulmuesit kuqezi, i bie vlera – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore” – Balkanweb.com – News24
Sport

Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore” – Balkanweb.com – News24

09/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026
E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al