Në mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, që duket se do t’i rrëmbejë “skenën” kampionatit, me 4 duelet e vlefshme për raundin çerekfinal.
Siparin do e ngrejë dueli mes Bylisit dhe Vllaznisë, që do të startojë të martën e 10 shkurtit në “Adush Muça”, prej orës 13:30, për të vijuar po të martën në “Niko Dovana” në orën 16:30, në përballjen Teuta-Egnatia.
E mërkura kulmon me dy supersfida. Në orën 13:30, Tirana dhe Dinamo do të masin sërish forcat në “Selman Stërmasi”, ndërkohë që në orën 16:30, në “Elbasan Arena”, do të përballen vendasit e trajnerit Gvozdenoviç kundër Partizanit.
AXHENDA E KUPËS SË SHQIPËRISË:
E MARTË, 10 SHKURT 2026
BYLIS-VLLAZNIA ORA 13:30
TEUTA-EGNATIA ORA 16:30
E MËRKURË, 11 SHKURT 2026
TIRANA-DINAMO ORA 13:30
ELBASANI-PARTIZANI ORA 16:30









